DR. Sabit Syla: Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë XIX

Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:

“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave  e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve  e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:

“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave  e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve  e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Nr. 47

Drejtoria e II-të. Sektori i Evropës Perëndimore.

Mbi reagimet e SHBA dhe të disa vendeve perëndimore ndaj ngjarjeve të fundit në Kosovë.

Tiranë, më 26 qershor 1981

Vendet perëndimore i kanë kushtuar qysh në fillim një vëmendje të veçantë ngjarjeve në Kosovë. Ndërmjet bisedave të shokëve tanë më diplomatë perëndimorë në Ministri, më zyrtaret vendas e diplomatë të huaj në vende të ndryshme, nëpërmjet shtypit, radiotelevizionit, etj. ato kanë shprehur shqetësimin e tyre për këto ngjarje, sidomos për pasojat që mund të kenë ato për stabilitetin e shtetit federativ jugosllav, për ruajtjen e statukuosë në Ballkan dhe Evrope.

As SHBA dhe as partnerët evropianë nuk pajtohen më politiken e pavarur të vendit tonë socialist. Ato nuk kanë hequr dore nga synimet e tyre për të ndryshuar gjendjen në Shqipëri. Shprese të madhe patën ato pas prishjes më Kinën, por nga ana tjetër Perëndimit i intereson që vendi ynë ndjek një politike të vendosur e konsekuentë ndaj Bashkimit Sovjetik socialimperialist, që nuk i jep atij baza ushtarake dhe që nuk mban asnjë lloj marrëdhënie më të dhe më vendet satelitë të Evropës Lindore mban marrëdhënie të një niveli të ulet.

Uashingtonit nuk i pëlqen që Shqipëria socialistë deklaron se nuk donë marrëdhënie më të dhe demaskon politiken prej superfuqie të imperializmit amerikan, por në të njëjtën kohe e vlerëson faktin që ai më shumicën e aleatëve të tij në Evrope e Ballkan mban marrëdhënie normale dhe shprehet për t’i zgjeruar ato qoftë edhe në fushën ekonomike, tregtare, kulturore e fusha të tjera të interesit reciprok. Në mënyrë të veçantë SHBA dhe partnerëve të tjerë të NATO-s u intereson zhvillimi që morën marrëdhëniet e vendit tonë më Greqinë, Turqinë dhe më Jugosllavinë. Gjithashtu, ato duke u nisur nga mendimi se Shqipëria, që tani nuk mban marrëdhënie më superfuqitë dhe nuk kërkon mbështetjen e tyre, nuk do të mund t’i rezistoje një agresioni sovjetik, sidomos për faktin që Traktati i Varshavës nuk ka pranuar denoncimin që i beri ajo dhe për shkak se midis Shqipërisë e Bullgarisë është në fuqi traktati i “miqësisë”, dy faktorë këto, sipas versionit perëndimor që Bashkimi Sovjetik mund t’i përdortë si pretekste për të sulmuar atë (Shqipërinë).

Vepra e shokut Enver Hoxha “Hrushovianët” u konfirmoi edhe një herë kancelarive të Perëndimit qëndrimin e Shqipërisë se asgjë nuk e bashkon atë më Bashkimin Sovjetik socialimperialist të klikës se Brezhnjevit, por nga ana tjetër ato nuk janë të bindura plotësisht se ajo për mbrojtjen e pavarësisë dhe të sovranitetit të saj nuk mbështetet tek faktori i jashtëm, por tek i brendshmi. Sado i gabuar që është ky vlerësim, NATO-ja e kalkulon në planet e saj, duke u nisur kurdoherë nga qëllimi i vetëm që stabiliteti në Jugosllavi duhet ruajtur më çdo kusht, se kështu ruhet statukuoja në Ballkan e Mesdhe që është në favor të saj. Duke e parë situatën e këtij rajoni në këtë prizëm, kuptohet se Perëndimi shqetësohet shumë për ngjarjet në Kosovë dhe nuk pajtohet më trajtimin që i beri udhëheqja e re jugosllave këtij problemi, pasi ai shikon në to një rrezik të madh për stabilitetin e Jugosllavisë se pas Titos më të gjitha pasojat që mund të sjelle për të një shkatërrim i shtetit federativ jugosllav dhe si rrjedhim ndryshimi eventual i statukuosë në Ballkan në favor të Bashkimit Sovjetik. Nga ngjarjet në Kosovë kancelaritë e shteteve perëndimore nxorën konkluzionin se shqetësimet e tyre lidhur më gjendjen që do të krijohej në Jugosllavi pas Titos nuk ishin pa baza. Një vit pas vdekjes se tij, udhëheqja e re jugosllave tregoi paaftësinë e saj për t’u dhënë zgjidhje problemeve të mprehta që preokupojnë vendi, midis tyre ai i Kosovës. Përdorimi i dhunës se egër për shtypjen e demonstratave që u zhvilluan në Kosovë nuk gjeti aprovim në vendet perëndimore, gjë të cilën ato e shprehen nëpërmjet kontakteve të ndryshme më shokët tanë këtu dhe jashtë dhe veçanërisht më anë të shtypit dhe të radiotelevizionit.

Për shërbimet që i ka bërë Jugosllavia Perëndimit në drejtim të minimit të socializmit dhe sabotimit të luftërave nacional-çlirimtare, sidomos më rolin e saj në “lëvizjen e të paangazhuarve” si dhe për hire të interesave politike, ekonomike e ushtarake që ai ka aktualisht atje, ai mban qëndrim miqësor ndaj saj. Por megjithatë sipas të dhënave në rruge diplomatike dhe më anë të shtypit e organeve të propagandës perëndimorët i kanë bërë të qartë udhëheqjes jugosllave rezervat e tyre lidhur më qëndrimin që mbajti ajo ndaj këtyre ngjarjeve ashtu siç janë përpjekur në këtë rruge t’i bëjnë të qartë vendit tonë reagimin e tyre ndaj qëndrimit të mbajtur nga ana jonë për këtë problem.

SHBA dhe vendet e tjera perëndimore në parim janë për ruajtjen e stabilitetit në Jugosllavi, pasi kështu ruhet sfera e tyre e influencës në Ballkan, por nga ana tjetër ato, duke u nisur nga interesat e ngushta imperialistë mbajtën qëndrime të diferencuara për sa i përket trajtimit të ngjarjeve në Kosovë, sidomos Franca. Pavarësisht nga kjo ato në forma të ndryshme i kanë bërë të qartë udhëheqjes jugosllave se nuk janë gjetur shkaqet e vërteta dhe nuk mërr masa efektive që do të qonin në normalizimin e gjendjes.

Më sa del nga bisedat më zyrtare, diplomatë dhe nga shtypi, Perëndimi në përgjithësi, më përjashtim të Francës, i kundërvihet qeverisë jugosllave lidhur më problemet më themelore që kanë të bëjnë më ngjarjet në Kosovë:

– Nuk pranon versionin jugosllav që i mohon Kosovës të drejtën e ligjshme për të fituar statusin e një republike në kuadrin e federatës më pretekstin se kjo do të qonte në prishjen e kësaj të fundit.

– Hedh poshtë pretendimet e autoriteteve jugosllave se në ngjarjet e Kosovës ka dore Shqipëria.

– Ve në dukje se shqiptarët e Kosovës janë diskriminuar vazhdimisht dhe u janë mohuar të drejtat e tyre politike e demokratike dhe se kërkesa e tyre kryesore ka qenë gjithnjë shpallja e Kosovës republike më vetë.

– Thekson se Shqipëria ngre zërin dhe mbron të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi, por nuk ndërhyn në punët e saj të brendshme, se pala jugosllave nuk ka asnjë material konkret për të provuar ndërhyrjen shqiptarë dhe se vëzhguesit e huaj e quajnë një gjë të tillë të pabesueshme, po të merret parasysh fakti që Shqipëria është për forcimin dhe jo prishjen e federatës jugosllave.

– Vë në diskutim pretendimin jugosllav se toka e Kosovës historikisht i takon Serbisë më faktin se shqiptarët janë në truallin e tyre që në kohen e ilireve, ndërsa Serbët kanë ardhur atje më vonë.

– Kritikon shtypin jugosllav që nuk informon saktë dhe në kohe për ngjarjet në Kosovë, duke theksuar se krahina është akoma në gjendje shtetrrethimi.

– Kritikon faktin që krahina e Kosovës është lënë pas dore për sa i përket zhvillimit të saj ekonomik.

– Dënon aktet e terrorit dhe të dhunës që kryen policia dhe ushtria jugosllave për shtypjen e rezistencës se popullit kosovar dhe shpreh mendimin se është e dyshimtë që problemi i Kosovës të zgjidhet më masa policeske.

– Vë në dukje se pakënaqësia më e madhe në Kosovë është ajo kombëtare, që ka qenë më të vërtetë kërkesa kryesore në të gjitha revoltat dhe demonstratat e popullit kosovar, se cilës i shtohen kërkesat ekonomike, që se bashku përbejnë një kombinim shumë të fuqishëm të revoltave kombëtare, ekonomike dhe shoqërore.

Nga kontaktet më funksionare e diplomatë të vendeve të ndryshme dhe komentet e shtypit dhe të radio-televizionit dalin në pah edhe qëndrimet e vendit tonë, të shprehura në artikujt e “Zërit të Popullit” lidhur më ngjarjet në Kosovë, siç janë:

– Shqipëria ka dënuar përdorimin e forcës kundër pjesëmarrësve të demonstratave dhe shkeljen e të drejtave të popullit kosovar, gjë që është një e drejtë e saj.

– Ajo nuk ngrenë pretendime territoriale dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme, por kërkon që shqiptarëve të Jugosllavisë t’u njihen ato të drejta që gëzojnë qytetaret atje në baze të kushtetutës.

– Çështja e Kosovës është punë e vetë kosovarëve.

– Shqipëria i konsideron të padrejta vendimet e fuqive të mëdha në të kaluarën, në baze të të cilave Kosova iu aneksua Serbisë.

– Tito nuk e mbajti premtimin e dhënë për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

– Shqipëria si në kohen kur ishte gjalle Tito ashtu dhe tani deklaron se ajo do t’i vije në ndihmë popujve të Jugosllavisë në rast të një agresioni sovjetik kundër saj, etj.

Vlerësimet në përgjithësi pozitive të shtypit perëndimor si dhe reagimet e ndryshme të diplomatëve dhe të zyrtareve të mjaft vendeve perëndimore pro qëndrimeve tona lidhur më ngjarjet e Kosovës e kanë tërbuar udhëheqjen jugosllave aq sa shtypi i Beogradit është hedhur deri në sulme personale kundër korrespodentëve të huaj të akredituar atje, sidomos për faktin se SHBA dhe vendet e tjera perëndimore pikëpamjet e tyre në një mase të konsiderueshme i kanë shprehur më anë të propagandës.

Krahas vlerësimeve pozitive për qëndrimet tona, shtypi perëndimor, në një formë ose tjetër ka bërë të njohura natyrisht edhe versionet e ndryshme të autoriteteve dhe të shtypit jugosllav për sa i përket ngjarjeve në Kosovë.

Shtypi francez ka mbajtur qëndrim negativ për këto ngjarje aspak dashamires ndaj vendit tonë, duke popullarizuar e mbështetur tezat jugosllave. Ndryshe nga shtypi gjermanopërendimor, amerikan, anglez, austriak, zviceran, belgjian, suedez, etj., ai francez nuk i ka pasqyruar objektivisht ngjarjet në Kosovë, sidomos “Le Monde” nuk është treguar aspak realistë në trajtimin e tyre. Karakteristike e shtypit francez ka qenë se ai është treguar dorëlëshuar për të bërë të njohura tezat jugosllave, i ngurtë në përhapjen e qëndrimeve tona dhe ka ngulur këmbë në pikëpamjen e tij se polemika midis Jugosllavisë e Shqipërisë duhet të shuhet se ajo do të shpierë në keqësimin e marrëdhënieve midis tyre, gjë që do to dobësonte pozitat e Perëndimit në Ballkan, megjithëse duhet thënë se lidhur më shpërthimet në ambasadën jugosllave në Tiranë ka pasqyruar më shumë edhe pikëpamjet tona.

Qëndrimet e vendeve perëndimore dalin në një fare mase pak a shumë konkretë edhe nga bisedat e shokëve tanë në qendër dhe jashtë më zyrtare e diplomatë të vendeve të ndryshme perëndimore, siç janë:

– Ambasadori austriak në Beograd ka informuar shokët tanë se sipas ambasadës se SHBA atje amerikanët kanë “më shumë mirëkuptim për pozitën e Shqipërisë” lidhur më ngjarjet në Kosovë. Ashtu si shtypi amerikan, ata shkaqet e tyre të vërteta i shikojnë tek problemet ekonomike, sociale e shoqërore të Kosovës. Dënojnë përdorimin e dhunës kundër demonstruesve i këshillojnë autoritetet jugosllave që mos t’i largojnë studentët nga Universiteti i Prishtinës, por t’i mbajnë nën kontroll aty, se ndryshe “do të dalin në mal për të luftuar”. Shprehen kundër presioneve që ushtron Jugosllavia ndaj Shqipërisë, duke venë në dukje se kjo është në dem të pavarësisë se tyre.

Nga ana tjetër SHBA i kanë tërhequr vëmendjen qeverisë turke dhe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur më reagimin antijugosllav të shtypit turk për ngjarjet në Kosovë. Ato i kanë kujtuar autoriteteve turke se më Jugosllavinë ekziston një pakt ballkanik që në rast rreziku për të duhet të hyje në veprim. Jo vetëm kaq, por synimi i SHBA është këtë pakt ta venë në shërbim të tyre.

Fakti që Departamenti i Shtetit shprehu shqetësimin e tij dhe shtypi amerikan nuk u pajtua më qëndrimin e autoriteteve jugosllave ndaj ngjarjeve në Kosovë, duke i këshilluar që të heqin dore nga trajtimi i gabuar që po u bëjnë atyre, nuk e prek fare qëndrimin dashamire të SHBA ndaj Jugosllavisë dhe as marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis dy vendeve. Përkundrazi vërteton edhe një herë se SHBA janë gati t’i japin Jugosllavisë cdi ndihmë të mundshmë politike, ekonomike dhe ushtarake, më qëllim që ajo të ruaj pavarësinë e saj karshi superfuqisë tjetër, Bashkimit Sovjetik. Nuk ndryshon aspak edhe qëndrimi i SHBA ndaj vendit tonë dhe as synimet e tyre armiqësore kundër tij. Por kritikat e këshillat amerikanë, në esence dashamirëse për Beogradin, nuk kanë gjetur jehonë tek udhëheqja jugosllave, sidomos tek klani serbomadh.

– Nga Takimet e shokëve tanë në Paris më funksionare të MPJ del se francezet na japin këshilla që të tregohemi të “përmbajtur” dhe të ruajmë marrëdhënie normale më Jugosllavinë, “problemet t’i zgjidhim në mënyrë paqësore”, shprehen se Ballkanin duan ta shikojnë si në të kaluarën, etj. Duke u bërë interprete të tezave jugosllave ata shprehin mendimin se Qeveria jugosllave do të marre masa për të ndihmuar ekonomikisht Kosovën dhe më sa duket do t’i japë një autonomi më të madhe kulturore asaj, se praktikisht jugosllavët e kanë të vështirë të pranojnë kërkesën për statusin e republikës, se kjo do të sillte pretendime territoriale ndaj Maqedonisë e Malit Zi, ku banojnë shqiptarë. Por më e rrezikshme, theksojnë funksionaret franceze të MPJ, do të ishte kërkesa për shkëputje, gjë që Kosova si krahinë autonomë nuk mund ta beje tani, pasi kjo do të çonte në destabilizimin e Jugosllavisë, në prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë mire midis saj dhe Shqipërisë dhe në inkurajimin e synimeve sovjetike për të dalë në Adriatik.

Natyrisht duke u hequr si “demokratë” ata kritikojnë përdorimin e dhunës kundër demonstruesve kosovare, konsiderojnë parimisht të drejta kërkesat ekonomike e sociale të tyre, etj. Këto pikëpamje janë shprehur kryesisht në kohen kur ishte d’ Esteni president dhe në kulmin e fushatës se zgjedhjeve, por edhe që nga ardhja në fuqi e Miteranit nuk shikojnë ndonjë ndryshim thelbësor, përveç faktit që Miterani në Takimet më ambasadorin tonë është shprehur për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe shtypi ka filluar të shkruaj më shumë edhe për qëndrimet tona dhe jo kryesisht ato jugosllave. Kjo mund të ketë dy arsye. E para mund t’i jetë tërhequr vëmendja nga Qeveria e re franceze dhe kjo do të ishte mjaft pozitive. E dyta shtypi e propaganda franceze e ndjejnë vetën të izoluar karshi shtypit perëndimor të vendeve të tjera që shkruan objektivisht lidhur më ngjarjet në Kosovë dhe për qëndrimin e vendit tonë.

Ky është një problem që duhet analizuar e ndjekur më kujdes në të ardhmen. Më shumë rëndësi ka të mësojmë se çfarë qëndrimi do të mbaje Qeveria e re franceze tani pas zgjedhjeve parlamentare ndaj ngjarjeve në Kosovë. Nuk mendohet që Qeveria e re e presidentit Miteran të ndryshojnë qëndrimin politik taktik e strategjik të Francës të mbajtur ndaj Ballkanit e Mesdheut, por edhe sikur ajo të vazhdoje të përkrahë Jugosllavinë në çështjen e Kosovës, do t’i duhet medoemos të ruaj ekuilibrin në marrëdhëniet midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë, pasi ai i siguron asaj mbrojtjen e interesave të Francës në këtë zonë.

– Shtypi gjermanopërendimor u ka bërë shumë jehonë ngjarjeve në Kosovë, duke shprehur në përgjithësi ato qëndrime të shtypit perëndimor që përmenden më lart. Përveç kësaj ai ka venë në dukje se dhuna e terrori kundër kosovareve është përdorur edhe në të kaluarën, gjë për të cilën nuk mban përgjegjësi vetëm Rankoviqi, por edhe Tito e udhëheqësit kosovare si Fadil Hoxha e Veli Deva.

Sado që shtypi në RF Gjermanë, ashtu si në vende të tjera pretendon se është i pavarur, ai shpreh në një mase të konsiderueshme pikëpamjet e qarqeve drejtuese të Bonit lidhur më ngjarjet në Kosovë, pasi synimi strategjik i Gjermanisë Perëndimore ndaj Jugosllavisë dhe në tërësi ndaj zonës se Ballkanit dhe të Mesdheut përputhet në përgjithësi më atë të NATO-s. Këtë e vërteton edhe fakti që, siç del nga burime diplomatike gjermanopërendimore, artikulli i 17 majit të “Zërit të Popullit” është pritur mire nga qarqet zyrtare të Bonit, sidomos qëndrimi ynë i qartë lidhur më problemin gjerman. Megjithatë lidhur më çështjen e reparacioneve Qeveria gjermanopërendimore deri tani nuk ka reaguar dhe nuk u është përgjigjur propozimeve të qeverisë sonë.

– Jehonë të veçantë gjetën ngjarjet në Kosovë sidomos në Austri. Kjo shpjegohet jo vetëm më faktin se ajo përkrah qëndrimin e Perëndimit për këtë problem, por edhe për arsye se ajo niset edhe nga problemet e saj të veçanta, që ka më Jugosllavinë për sa i përket minoritetit kroato-slloven në Austri dhe në përgjithësi marrëdhënieve të saj më të si vend fqinj. Një pjese të veprimtarisë se tyre emigrantët politike jugosllav, veçanërisht ata kroat, e kryejnë në Austri, etj.

Pozitivisht lidhur më ngjarjet në Kosovë kanë reaguar diplomatët dhe shtypi edhe në vende të tjera, sidomos në Angli, Zvicër, vendet e ulëta, vendet skandinave, etj. Në shkrimet e tyre gazetat e këtyre vendeve i kanë bërë jehonë artikujve tanë të “Zërit të Popullit” dhe në përgjithësi kanë ndjekur atë linjë që ndoqi shtypi perëndimor, duke shprehur po ato shqetësime dhe duke mbrojtur interesat e tyre në Jugosllavi e në të gjithë Ballkanin.

Mbi bazën e analizave që kanë bërë të gjitha drejtoritë për zonat respektive që ndjekim, mendojmë se është e nevojshme të behet një konsultë midis tyre, ku të marrin pjese edhe shokët e Komitetit, për të paraqitur secila Mendimet e saj dhe në fund të arrihet në disa konkluzione mbi detyrat që na dalin dhe masat për veprim në drejtim të marrëdhënieve të vendit tonë më vendet e ndryshme, aktivizimit të diplomacisë më vendet fqinjë dhe vendet e tjera perëndimore dhe në përgjithësi për punën tonë në drejtim të propagandimit dhe përhapjes se mendimit të Partisë në Perëndim.

Tiranë, më 26. 6. 1981    Idriz Bardhi

Nr. 48

Raport Informativ i muajit qershor 1981.

Mbi shpërndarjen e materialeve për ngjarjet në Kosovë dhe jehona e tyre në Algjeri dhe në vendet e zonës që mbulon përfaqësia.

Algjer, më 30 qershor 1981

Në raportin informativ të qershorit menduam të ju bëjmë një raport të hollësishëm mbi shpërndarjen e materialeve tona që na kanë ardhur nga qendra mbi ngjarjet në Kosovë, jehonën e tyre në Algjeri dhe në zonë, qëndrimet e qeverive të vendeve të zonës, qëndrimet dhe Mendimet e personaliteteve të ndryshme, miqve dhe dashamirësve të Shqipërisë, si dhe disa probleme që dalin lidhur më forcimin dhe përmirësimin e punës tonë si përfaqësi në këtë drejtim.

Ngjarjet tragjike që u zhvilluan në Kosovë, dhuna e egër dhe masat e tjera represive që u ushtruan atje shovinistët Serbë dhe autoritetet jugosllave, duke vrare, plagosur dhe burgosur e internuar qindra mijëra shqiptarë, ashtu si në të gjithë botën, edhe në popujt e Afrikës se Veriut patën një jehonë të gjere zemërimi dhe indinjimi ndaj shovinistëve Serbë dhe revizionistëve jugosllave.

Kjo fushatë e egër antishqiptarë, gjenocidi dhe zhdukjet barbare në mase të shqiptarëve në Kosovë, duke përdorur deri tanket dhe ushtrinë, tronditi dhe preku thelle opinionin përparimtar të Algjerisë, Tunizisë, Marokut, Guinesë, Senegalit, Malit, Nigerisë e shumë vendeve të tjera afrikanë.

Propaganda jugosllave dhe ambasadat e diplomatët jugosllave në këto vende u përpoqën më të gjitha mënyrat, rrugët dhe mëtodat që të shtrembërojnë të vërtetën mbi ngjarjet në Kosovë, të minimizojnë vrasjet dhe reprezaljet që ata benë, duke shpërndarë lloj-lloj materialesh shpifëse kundër vendit tonë, si dhe kundër shqiptarëve që banojnë në Jugosllavi.

Më botimin e artikullit të “Zëri i Popullit” të datës 8 prill “Pse u përdor dhuna policore dhe tanket kundër shqiptarëve në Kosovë” si dhe jehona që pati në shtypin botëror ky artikull, që shpërndau mjegullën jugosllave të mashtrimit, opinioni publik, kuptoj të vërtetën e ngjarjeve në Kosovë, reagoi pozitivisht në favorin tonë. Këtë në e vumë re që ditët e para pas botimit të artikullit të 8 prillit, ku në Takimet në bisedat më diplomatët dhe vendas, më autoritete dhe personalitete zyrtare dhe jo zyrtare, shpreheshin më indinjatë dhe zemërim kundër ushtrimit të dhunës ushtarake dhe policore ndaj popullsisë shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshme.

Në si përfaqësi më mbërritjen e këtij artikulli në Algjer, menjëherë organizuam punën, për shpërndarjen e shpejtë të tij në Algjeri dhe në zonë. Kështu këtë artikull, sipas udhëzimeve të ministrisë ua dërguam shumë ambasadoreve e diplomatëve më dore dhe më kartë vizitë, po kështu vepruam edhe më disa personalitete, miq e simpatizantë të vendit tonë, në Algjeri dhe 14 vende të zonës si në Marok, Tunizi, Guine, Niger, Nigeri, Senegal, Benin, Togo, Çad, Guine-Bisao, Ganë. Në të gjitha këto vende ua dërguam që nga udhëheqësve shtetërore, gazetave, radiove, drejtorive të shtypit të ministrisë se Jashtme, bibliotekave si dhe gjithë atyre që u kemi adresat në këtë vend.

Vëmendje të veçantë i kushtuam materialeve në Algjeri, ku edhe verifikuam mbërritjen e tyre dhe pastaj shkuam e biseduam më ta, për jehonën. Po kështu, në këtë mënyrë vepruam edhe për shpërndarjen e artikujve të tjerë të botuar në “Zëri i Popullit” si: “Kërkesa për ti njohur Kosovës statusin e Republikës është e drejtë”, “Zëri i shkencës dhe era e shovinizmit”, “Mbi ngjarjet e ambasadës jugosllave në Tiranë”, “Ngjarjet e Kosovës dhe bashkëpunimi i fshehtë sovjeto-serbomadh”, “Një dëshmitar i paanshëm tregon për demonstratat në Prishtinë”, “Demokraci nën mitraloza”, “Kush është kundër bashkëpunimit kulturor midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë”, “Piemonti i mirëfilltë dhe “Piemonti” jugosllav dhe “Piemonti Shqiptaromadh”, “Jugosllavia titistë, e sëmura e Ballkanit, nxit armiqësinë shqiptaro-greke”, “E vërteta mbi marrëdhëniet ekonomike-tregtare midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë”, “Shtypi botëror rreth ngjarjeve në Kosovë”, “Në këto momente jemi më të fortë se kurrë”/ Letër e një të riu kosovar pjesëmarrës në demonstratat e Prishtinës, “Demaskohen gënjeshtrat e fabrikuara në Beograd”. Më të gjitha këto materiale bëmë një punë të diferencuar më vendasit, diplomatët, personalitetet e ndryshme politike e shoqërore si dhe më miq e dashamires të vendit tonë.

Cilat kanë qenë reagimet dhe jehona e këtyre materialeve në Algjeri?

Shtypi algjerian, për ngjarjet tragjike të Kosovës nuk shkroi asgjë as në mbështetje të Shqipërisë dhe as në mbështetje të Jugosllavisë, Me gjithë marrëdhëniet shumë të mira politike, ideologjike, ekonomike dhe të gjitha fushave të tjera që ka më Jugosllavinë. Duket se udhëheqja e algjerianë, zgjodhi heshtjen dhe neutralitetin. Gjatë zhvillimit të ngjarjeve në Kosovë dhe pas tyre, në Algjeri erdhën disa delegacione jugosllave, bile edhe të nivelit të lartë shtetërore dhe paritë, deri më në krye Griliçkovin, por megjithatë shtypi algjerian dhe të gjitha Mjetet e propagandës heshtën. Veç kësaj, në marrëdhëniet e vendit tonë më Algjerinë, në nuk vumë re ndonjë nuance uljeje të marrëdhënieve më në, zhvillimi i marrëdhënieve shtetërore midis Algjerisë dhe vendit tonë u be normal, ata gjatë kësaj periudhë i benë të gjitha shkëmbimet më vendin tonë si, dërguan delegacionin e grave të bashkimeve profesionale, të radio televizionit, ansamblin nacional të valleve, pritën këtu ansamblin tonë, etj.

Në Takime dhe biseda më punonjës të ministrisë se Jashtme dhe ministrive të tjera, d.m.th. më persona zyrtare, vihet re se ata i shmangen bisedave për problemin e Kosovës ose vetëm dëgjojnë.

Ky qëndrim i algjerianëve, mendimi ynë si ambasade është se nuk është i drejtë dhe as korrekt. Algjerianët mundohen të jenë të “paanshëm”, sepse siç mendojnë ata, kemi të bëjmë më dy vende më të cilat ata kanë marrëdhënie miqësore dhe shprehen se kemi të bëjnë më dy vende socialistë, duke na futur në një thes. Algjerianët nuk bëjnë dallimin në rastin konkret midis agresorit, vrasësit që në rastin konkret janë shovinistët Serbë dhe revizionistët jugosllave dhe viktimës, që në rastin konkret është popullsia shqiptarë që po terrorizohet e masakrohet. Në mendojmë që ky qëndrim i algjerianëve, që heshtin ndaj gjenocidit dhe masakrave të Serbëve ndaj popullsisë shqiptarë, është në një formë apo në një tjetër një qëndrim i maskuar dhe i heshtur pro jugosllav. Nuk ishin tanket shqiptarë që vranë popullsinë Serbë e jugosllave, por qenë tanket Serbë dhe ushtria jugosllave që shtiu e vrau popullsinë shqiptarë, ishte shtypi jugosllav që sulmoi Shqipërinë.

Nga biseda më vendas, del se udhëheqja algjerianë ka dhenë udhëzimë që grindjet dhe mosmarrëveshjet midis vendeve socialistë të mos trajtohen në shtypin e tyre. Një gazetar algjerian i pohoi një shokut tonë se, sekretari permanent i partisë FLN, në seminarin më drejtuesit e shtypit dhe të propagandës porositi që për problemet që kanë vendet e ndryshme socialistë si Kina më Vietnamin, Bashkimi Sovjetik më Poloninë dhe këtu përmendi edhe problemin e Jugosllavisë më Shqipërinë, të mos shkruhet.

Megjithatë, opinioni publik i Algjerisë, i cili nëpërmjet radio-Tiranës dhe materialeve tona të shpërndara në vend, është njohur më të vërtetë mbi ngjarjet tragjike të Kosovës që provokuan shovinistët Serbë dhe revizionistët jugosllave, dënon veprimet antishqiptarë të jugosllavëve. Ashtu siç ju kemi njoftuar me radiograme, opinioni nuk aprovon as qëndrimin e heshtur të udhëheqjes algjerianë dhe shtypit të saj. Mjaft miq e dashamires të Shqipërisë në qytete kryesore të Algjerisë si në Algjer, Oran, Konstantinë, Blida, etj, shumë studentë në universitetin e Algjerisë kanë bërë diskutime rreth materialeve tona të dërguara mbi ngjarjet në Kosovë, duke vlerësuar shumë drejtë qëndrimet e Shqipërisë, kanë folur më grupe të ndryshme të rinjsh, kanë ballafaquar qëndrimet shovinistë jugosllave më qëndrimet tona parimore dhe të matura.

Në të gjitha Takimet dhe aktivitetet kulturore që kemi organizuar në qendra e qytete të ndryshme të Algjerisë, kemi folur vetë më vendas mbi politiken parimore të Partisë sonë, si dhe mbi të vërtetën e ngjarjeve në Kosovë. Në këto aktivitete kemi shpërndarë literature të ndryshme, duke përfshirë edhe ato mbi ngjarjet e fundit në Kosovë. Gjithashtu, të gjitha materialet e “Zërit të Popullit” të botuara kohet e fundit mbi ngjarjet në Kosovë ju a kemi dërguar të gjitha gazetave algjerianë dhe APS, radiotelevizionit algjerian, si dhe gazetave “L’Action” dhe “La Presse” të Tunizisë, “L’Opinion” të Marokut, “Le Soleil” të Senëgalit, “Horya” të Guinëse, “Sahel” revistë dhe gazetë e Nigerit, “Etumba” të Kongos, “Ec-Chaab” të Mauritanise dhe të gjitha gazetave zyrtare të zonës që në mbulojmë. Nga këto gazeta asnjë nuk ka shkruar kundër nësh, por as në favor të jugosllavëve, megjithëse këto vende kanë marrëdhënie të shumta më Jugosllavinë, duke filluar marrëdhënie paritë, tregtare, kulturore etj, dhe në të gjitha këto vende kanë ambasada jugosllave të cilat punojnë intensivisht në drejtim të shpërndarjes se materialeve të tyre.

Më diplomatët dhe ambasadoret e vendeve të zonës, në jemi përpjekur të bëjmë një punë të diferencuar. Çdo material që hedh dritë mbi të vërtetën e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave dhe reprezaljet e shovinistëve Serbë në Kosovë, si dhe mbi komplotin ruso-serb, jo vetëm ua kemi dërguar më dore diplomatëve në ambasada, por edhe u kemi folur mbi qëndrimet tona, sipas dhe në baze të materialeve të botuara në “Zërin e Popullit”. Veç kësaj, më takt dhe në baze të marrëdhënieve të mira që kemi ne me vendet afrikane, u kemi kërkuar ambasadoreve dhe diplomatëve të tjerë që pasi të lexojnë këto materiale dhe pasi të njihen më këtë të vërtetë, ti raportojnë qeverive të tyre dhe ti informojnë ato, mbi të vërtetën e këtyre ngjarjeve.

Për të siguruar një opinion pozitiv të favorshëm për qëndrimet dhe tezat tona, më ambasadoret dhe diplomatët e nivelit të lartë të vendeve afrikanë që mbulon përfaqësia e jonë, kemi zhvilluar një aktivitet të dendur, nëpërmjet vizitave por edhe duke shfrytëzuar pritjet, darkat etj. Atyre u kemi folur për kërkesat e drejta të kosovareve, për përmirësimin e gjendjes ekonomike, për liritë demokratike dhe për krijimin e republikës, kërkesa këto që janë në përputhje më kushtetutën jugosllave. Gjithashtu u kemi folur mbi gjenocidin të shovinizmit Serbë në Kosovë dhe reprezaljet e tjera që arrijnë deri në vrasjen e fëmijëve. Më kujdes të veçantë kemi trajtuar komplotin serbo-rus, në mënyrë që të kuptohet realisht rrezikshmëria e këtij komploti, jo vetëm për Shqipërinë e Jugosllavinë, por edhe për Ballkanin e Evropën.

Po kështu më diplomatët perëndimore, në Takime e biseda u kemi folur për rrezikshmërinë e politikes se sotmë jugosllave, për Ballkanin e Evropën e cila synon futjen e sovjetikeve në Jugosllavi e Ballkan dhe daljen e tyre në Adriatik.

Lidhur më ngjarjet në Kosovë dhe marrëdhëniet tona më Jugosllavinë, theksojmë se trupi diplomatik ka mbajtur qëndrim në favor tonë, shumë ambasadore e diplomatë të tjerë na kanë venë në dukje rrezikshmërinë që paraqet politika jugosllave në Ballkan dhe Evrope, Mendime pozitive në favorin tonë kanë dhënë edhe diplomatët afrikanë dhe arabe, ata kanë venë në dukje fiaskon që po pëson politika jugosllave e cila deri kohet e fundit ka reklamuar më të madhe se Jugosllavia është “kampionë” e lirisë dhe demokracisë se nacionaliteteve, por që në të vërtetë ngjarjet e Kosovës vërtetuan të kundërtën.

Ngjarjet e fundit tragjike të Kosovës, janë shprehur shumë diplomatë afrikanë, ja hoqën të drejtën propagandës jugosllave për të na lexuar “leksione” në të ardhmen, mbi lirinë dhe demokracinë e kombeve dhe mbi socializmin e tyre më “fytyre njeriu”.

Lidhur më punën më kosovarët, në Algjeri banon vetëm një grua kosovare në qytetin e Oranit, të cilën e kemi takuar dhe i kemi dërguar të gjitha materialet mbi ngjarjet e fundit në Kosovë. Ajo quhet Fatime, është martuar më një hungarez, ka vëllezërit e saj në Kosovë dhe në Shqipëri. Gjatë zhvillimit të ngjarjeve në Kosovë, ajo tentoi të vinte atje, por organet jugosllave nuk e lejuan të hyje. Më vonë desh të dërgonte vajzën e saj, por edhe ketë nuk e lejuan të hyje. Sipas thënieve të saj, kohet e fundit i erdhi i vëllai i saj nga Kosova, i cili i tregoi mbi ngjarjet që ndodhen atje. Në nuk e takuam atë që erdhi nga Kosova, sepse nuk e dinim ardhjen e tij në Oran. I thamë që herë tjetër kur të vijnë njerëz nga Kosova mund të vini më ta vizitë në ambasade.

Qëndrimi ynë ndaj diplomatëve jugosllave, ashtu siç kemi pasur edhe porositë e ministrisë ka qenë i ftohet dhe kur jemi takuar më ta rastesisht në pritje dhe na kanë hapur problemin e marrëdhënieve, jemi përgjigjur shkurt, duke i dhënë që të kuptojnë zemërimin dhe indinjatën tonë për krimet e kryera ndaj vëllezërve tanë në Kosovë.

Në punën tonë të përditshme, aktivitetin tonë, Takimet, aktivitetet e ndryshme që kemi organizuar, i kemi kthyer në shërbim të ngjarjeve në Kosovë dhe të marrëdhënieve të vendit tonë më Jugosllavinë. Këtë problem e kemi detyrën kryesore të përfaqësisë, shpërndarjen e materialeve të ndryshme, mbledhjen e jehonës se këtyre materialeve, punën më organet e shtypit dhe të propagandës për ti bërë sa më të njohura qëndrimet tona dhe të vërtetën e ngjarjeve dhe të vërtetën e këtyre marrëdhënieve.

Për këtë kemi luftuar që të kemi një punë të vazhdueshme dhe jo më fushatë, ku të përdorim të gjitha Mjetet dhe mënyrat të një punë sa më rezultative, duke e konsideruar siç thamë më lart, punën dhe detyrën kryesore të çdo diplomati dhe punonjësi të përfaqësisë. Edhe në mbledhjet e përfaqësisë, e kemi analizuar këtë problem shumë të rëndësishëm, ku kemi parë punën tonë dhe kemi përcaktuar detyrat dhe drejtimet kryesore ku duhet të synojmë më shumë në këtë drejtim.

Ambasadori,

Nesip Kaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …