Rëndohet gjendja shëndetësore në Shqipëri nga pandemia. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se brenda 24 orëve, janë raportuar 547 qytetar të infektuar nga virusi korona ndërkohë që janë shëruar 409 qytetarë dhe 7 viktima të shkaktuara nga ky virus. Gjysma e të infektuarave janë nga bashkia e Tiranës ndërsa pjesa tjetër nga të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 184 mijë e 887, nga të cilat janë aktive momentalisht 7 mijë e 692 ndërsa kanë humbur jetën 2 mijë e 916 pacientë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …