Komandant i KFOR-it, Ferenc Kajar, është cituar të ketë deklaruar për mediet serbe se Kosova nuk ka të drejtë të hyjë në pjesën veriore të saj me Forcat e Sigurisë pa miratim paraprak nga KFOR-i. Ai gjatë një interviste për portalin, Kosovo-Online” se Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas një marrëveshje të mëparshme, duhet të autorizohet nga komandanti i KFOR-it para çdo dislokimi në veri të Kosovës. Por, Policia mund të lëvizë e lirshme në tërë territorin e Kosovës. “Në javët e para jam takuar me krerët e institucioneve në Kosovë, të cilët më kanë siguruar se para çdo veprimi, do të ketë koordinim të duhur me Kosovën dhe vendosja e FSK-së në veri të Kosovës do të vazhdojë të bazohet në njoftimin dhe miratimin paraprak nga komandanti i KFOR-it”, është cituar të ketë thënë komandant i KFOR-it, Ferenc Kajari.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …