Kryetari, Hashim Thaçi ka bërë me dije se vetëm pak orë e ndajnë Kosovën nga liberalizimi i vizave. Këtë paralajmërim, ai e ka bërë aps një takimi që zhvilloi me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. “Mund të them se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për rekomandimin e vizave nga Brukseli. Procesi për liberalizimin e vizave për Kosovën tani më nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, por mund të themi se është duke i numëruar orët”. Kryetari Thaçi ka shtuar se liberalizimi i vizave ka qenë një vonesë e pa nevojshme nga Brukseli, por është meritë e jashtëzakonshme e të gjitha institucioneve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …