Organet hetuese në vend kanë filluar verifikimin e rasteve të dyshuara të përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në të ashtuquajturën aferë e ‘Panama Papers’. Drejtori i Njësisë për Inteligjencë Financiare në Kosovë, Dardan Nuhiu, ka thënë se janë duke u analizuar të gjitha rastet e përfshirjes së mundshme të njerëzve nga Kosova në kompani jashtë vendit, apo ndryshe të quajtura shtetet e parajsës fiskale. Ai nuk e ka mohuar përfshirjen eventuale të njerëzve nga Kosova në skandalin me përmasa botërore, të njohur si “Panama Papers”. Në rast se institucionet e inteligjencës financiare tregojnë indikacione se njerëz nga Kosova mund të jenë përfshirë në skandale të tilla, atëherë rastet e dyshuara do të dërgohen në Policinë e Kosovës apo në Prokurori për hetime të mëtutjeshme.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …