Kryetari Latifi në 32 vjetorin e rënies heroike, ka nderuar kujtimin për heronjtë e kombit, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun

Kryetari i komunë së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me Kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe bashkëveprimtarë e familjarë, sot në 32 vjetorin e rënies heroike, kanë nderuar kujtimin për heronjtë e kombit, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun. Kryetari Latifi tha se, Heronjtë janë flamurtarët që na prijnë në rrugën tonë përpara, për të ecur si një trup i vetëm e të bashkuar në qëllimin e madh që kemi para vetes, për ta lartësuar çdo ditë me punë të mira, kombin dhe atdheun tonë.

I përjetshëm është kujtimi për Fahri Fazliun dhe Afrim Zhitinë!

Lavdi për jetë e mot veprës atdhetare të tyre!

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …