Ismajl Kurteshi i Vetëvendosjes “ka kërkuar vota” nga ish-nënkryetari i komunës së Gjilanit, Bozhidar Periq

Ismajl Kurteshi i Vetëvendosjes “ka kërkuar vota” nga ish-nënkryetari i komunës së Gjilanit, Bozhidar Periq

LDK-ja në Gjilan ka publikuar një foto të partiakut të Vetëvendosjes Ismajl Kurteshi i cili është parë në një kafeteri me ish-nënkryetarin e komunës së Gjilanit, Bozhidar Periq, e që nga mediat lokale u tha se Kurteshi po kërkon mbështetje për zgjedhjet  e balotazhit që do të mbahen më 14 nëntor. Ismajl Kurteshi,  ka pranuar se ka biseduar  me Periqin, por  sipas tij ai  është nga komuna e Parteshit dhe nuk ka të drejtë vote në Gjilan. Në reagimin e tij Kurteshi pranoi  se ka pasur një takim të  rastit me ish nënkryetarin e Komunës së Gjilanit z. Periq në Qendrën Tregtare “AGMIA’ në Gjilan. E vërteta është se Periq është nga Komuna e Parteshit dhe nuk ka te drejtë vote në Gjilan. 2. Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan nuk e ka mandatuar askënd për të negociuar me subjektet tjera në lidhje me koalicionet. 3. Takimi ka ndodh në vend publik ku ka pas shumë qytetar dhe ka kamera”, shkroi Kurteshi. Në komunën e Gjilanit në balotazh kanë shkuar kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri dhe kandidati i Vetëvendosjes, Alban Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …