Manastiri i Decanit

Kërkesa e Gjykatës Kushtetuese ndaj Prokurorisë për veprime lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, s’ ka mbështetje ligjore

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, ka konstatuar se kërkesa e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ndaj Prokurorisë së Shtetit që të ndërmarrë veprime mbi të drejtat pronësore të Manastirit të Deçanit, nuk ka mbështetje ligjore. Nuk ekziston ndonjë sanksion konkret, penal apo çfarëdo qoftë, në ligj apo Kushtetutë, për subjektet që refuzojnë të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dërguar një letër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, përmes së cilës e ka informuar atë për nxjerrjen e Aktvendimit për mos përmbarim lidhur me aktgjykimin, me të cilin Gjykata Kushtetuese në vitin 2016 vendosi që Manastiri i Deçanit të jetë  pronar i 24 hektarëve tokë dhe pyll të komunës së Deçanit. Në letrën dërguar Kryeprokurorit të Shtetit, Gjykata Kushtetuese thekson që ajo “nuk ka kompetence për vlerësimin e përgjegjësisë për moszbatimin e Aktgjykimeve të lartcekura nga autoritetet përgjegjëse” dhe ka thënë se “i takon Prokurorisë së Shtetit që të ndërmarrë veprimet e mëtejme, sipas autorizimeve ligjore, bazuar në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Prokurorisë së Shtetit me pyetjet se a ka ndërmarrë hapa të caktuar ose a do të ndërmarrë hapa që janë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese. Por, deri në publikimin e këtij teksti, kjo prokurori nuk ka kthyer përgjigje. Më 31 tetor, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pas një vizite në Manastirin e Deçanit, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …