Në gjykatën Speciale në Hagë edhe sot ka vazhduar të merret në pyetje dëshmitari i pestë i mbrojtur në gjykimin që po mbahet kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa. Në gjykimin ndaj tij deri tani janë dëgjuar pesë dëshmitarë të mbrojtur pa identitet publik. Sipas lajmeve nga Gjykata në vazhdim të gjykimit pritet të dëshmojnë edhe 16 dëshmitarë, ndoshta edhe më shumë. Procesi gjyqësor kundër Salih Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021, një vit pasi ishte arrestuar dhe burgosur nga Policia e EULEX-it në Kosovë dhe ishte dërguar në burgun e Sheveningenit, në Hagë të Holandës. Ndërkohë është bërë e ditur se në Gjykatën Speciale në Hagë ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të pestë në rastin kundër, Salih Mustafës.
