Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka siguruar mbështetjen e dy partive opozitare për rundin e dytë të balotazhit, NISMA, AAK dhe AKR. Në një ceremoni zyrtare, janë nënshkruar marrëveshjet e koalicionit ndërmjet kandidatit Totaj, dhe kryetarit të NISMA-së, Zafir Berisha, kryetarit të degës së AAK-së, Lulzim Kabashi dhe atij të AKR-së, Afrim Tejeci. “Duke respektuar vullnetin politik dhe demokratik të qytetarëve të komunës së Prizrenit, të shprehur në Zgjedhjet Lokale dhe vendosmërinë për formimin e institucioneve të reja komunale, demokratike, shumëetnike dhe gjithëpërfshirëse. Të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që të punojmë bashkarisht për zhvillimin ekonomik të komunës tonë, sjelljen e investimeve të huaja, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e arsimit, të shëndetësisë, kulturës, rinisë, sportit, bujqësisë, blegtorisë, zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e Qendrës Historike. Si dhe, të përkushtuar për ta vendosur interesin e qytetarëve para çdo agjende politike e partiake dhe në shërbim të avancimit të mirëqeverisjes, kemi arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me partitë NISMA dhe AAK në Prizren” thuhet në tekstin e parimeve të marrëveshjes.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …