leoni

Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së njëmbëdhjetë të KPF-së në Rahovec  

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e njëmbëdhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa (KPF), do të mbahet me 12 nëntor 2021 ( e enjte), duke filluar në ora 10:00, mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit të komunës së Rahovecit, Afrim Dina ka propozuar këtë rend dite:

– Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit për miratimin e Draft Planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2022;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Draft Planit të punë së Kuvendit të Komunës për vitin 2022;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Draft Planit të punë së Kryetarit të Komunës për vitin 2022;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Draft Planit të punë së Kuvendit të Komunës për vitin 2022; dhe

– Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …