LATIFI: RAHOVECI DO TA KETË NJË QENDËR PËR MAGAZINIMIN DHE RUAJTJEN E PRODHIMEVE BUJQËSORE

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar se orientimi i tij kryesor do të jetë bujqësia, duke bërë investime të reja e në modernizimin e punës në bujqësi, në mënyrë që të rritet prodhimtaria, kualiteti dhe përfitimet për fermerët. Për përmbushjen e këtij premtimi, në bashkëpunim me donatorët e partnerët, synojmë ndërtimin e një qendre të madhe magazinuese, me kushte adekuate për ruajtjen e produkteve të të gjithë bujqve rahovecas dhe hedhja në treg e produktit të tyre të bëhet kur tregu ka mungesë. Kjo Qendër* parashihet të ketë 7 njësi (pika), ose 7 kooperativa (biznese), ka një kosto deri në 350 mijë euro, me kapacitet total rreth 500 – 550 ton, ku secila prej njësive parashihet të ketë afro 80 ton. Sipërfaqja totale e Qendrës* do të jetë 1050 m2 (105 m gjatësi dhe 10 m gjerësi). Secila pikë (njësi) ka nga 150 m2, ku nga 100m 2 do të jenë dhoma frigoriferike për ruajtjen e produkteve të freskëta, nga 20m2 për ftohjen e shpejtë të produktit me anë të shok-frigoriferit, si dhe nga 30m2 për hapësira pranuese dhe selektuese të produktit!

Në këtë Qendër* prodhimet tona të gatshme mund të ruhen deri në 5 muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …