Derisa Sali Berisha, gjatë “Foltores” së tij, në Kavajë tha se Gjykata e Parisit kishte pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Anthony, Blinken, gjatë një debati, gazetari në studio kishte kontaktuar prokurorin. Vincent Plymas, në gjykatën e Parisit, dhe sipas përgjigjes zyrtare zbulohet se nuk ka pranim të padisë, por vetëm një regjistrim ose quajtur ndryshe një protokollim të saj, por Sali Berisha ka manipuluar termat. “Zbuluam që nuk ka një padi të pranuar të Berishës ndaj Blinken, por vetëm një protokollim të kësaj padie. Deklarata e Berishës se gjyqtari ka pranuar padinë e tij, është mashtrim publik, që nuk bazohet askund.
Pse është gënjeshtër?
Sepse kontaktuam gjykatën e Parisit dhe na informoi që nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë por me një regjistrim. Nuk është marrë asnjë vendim pranimi. Kërkova info shtesë dhe më ka ardhur dhe përgjigja,” tha gazetari i emisionit. Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non-grata” më 19 maj nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar familjen dhe aleatët e tij politikë. (Dita)