Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar sot për në SHBA me qëllim të shënimit të 10 vjetorit të Programit të Partneritetit Ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe Iowa-s. Me këtë rast, ministri Mehaj do të zhvillojë takim me guvernatoren e Iowa-s, Kim Reyndols, si dhe me senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Iowa. Vizitën do të vazhdojë edhe me pjesëmarrjen në aktivitetet festive që do të organizohen për të shënuar këtë jubile shumë të rëndësishëm për dy vendet. Ministri Mehaj theksoi se partneriteti ndërshtetëror në përgjithësi dhe në mes dy forcave në veçanti, është historia dhe realiteti më i shkëlqyeshëm dhe kjo forcë është faktori më i rëndësishëm për të gjitha sukseset dhe të arriturat e deritashme të FSK-së. “Partneriteti ynë me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Ushtrinë Amerikane, Byronë e Gradës Kombëtare dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s, do të vazhdojë dhe intensifikohet edhe më tej, me partneritet të përjetshëm”, tha ministri në prag të nisjes për në SHBA duke shprehur falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për shtetin e Iowa-s, të gjitha institucionet e saj si dhe për të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …