Kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha, i cili në balotazh do të përkrah Shaqir Totajn e PDK-së, e kritikon ashpër vizitën e shpeshtë të kryeministrit Kurti në Prizren me një gjuhë jo fort të zakonshme. Ai shkruan se ky endacaku që sillet vërdallë rrugëve të Prizrenit, ka harruar se është kryeministër por unë e kuptoj frikën sepse këtu po fillon fundi i tij dhe mashtrimeve të tij që i ka bërë Prizrenit dhe Kosovës, ka thënë, Zafir Berisha. Megjithatë, pavarësisht prej partive të tjera që veç se janë pozicionuar, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur të mos përkrahë asnjërën palë. Haskuka pranë e ka Unionin Socialdemokrat të boshnjakëve me Duda Baljen, partinë tjetër boshnjake NDS-në të Emilia Rexhepit dhe partinë turke VAKAT. PKD-ja ka mbështetje nga AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …