Përkujtohet masakra e Studimes

Përkujtohet masakra e Studimes

Në organizimin e Komunës së Vushtrrisë, sot u mbajt një ceremoni përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të masakrës së Studimes. Në këtë ceremoni, ku morën pjesë qindra qytetarë, ishte i pranishëm edhe kryetari i vendit, Hashim Thaçi, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe deputetë të Kuvendit e Kosovës. Në fjalën e tij, kryetari Thaçi u  shpreh se masakra e Studimes është dëshmia më e mirë sesa shtrenjtë është paguar çmimi i lirisë. Ai premtoi se shteti i Kosovës nuk do të ndalet deri në zbardhjen e plotë të krimeve të shkaktuara nga ushtria serbe. Përndryshe, masakra e Studimes është një nga masakrat më të rënda në Kosovë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe. Forcat paramilitare serbe me 2 maj, brenda dy orëve kishin pushkatuar 116 civilë shqiptarë, të cilët i kishin nxjerrë nga kolona e të shprëngulurve.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …