Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se “Kryeministri Kurti mori atë që donte. Nga Shtëpia e Bardhë, jo e kuqja, apo e gjelbra, u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë”. Pacolli thotë se përjashtimi i Kosovës nga kjo nismë është shqetësues dhe nevojë për të reflektuar se ku po shkon Kosova. “Është hera e parë që Kosova përjashtohet nga një Samit i Shoqërive të Lira, samit ku Kosova duhet të ishte e para në rajon. Kosova më shumë se kurrë më parë ka nevojë të thyejë ciklin e izolimit. Shteti ynë duhet të jetë në forume shumëpalëshe si ky forum, por duhet të ketë edhe angazhim bilateral”, thekson Pacolli. Ai thekson se asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që për më shumë se 7 muaj qeveria të mos e vizitojë Uashingtonin dhe as që një lider kosovar të mos takohet me homologët e tyre amerikanë. “Kjo nuk ndodhi as gjatë Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së. Nuk i bën Kosovës nder të mbetët së bashku në grup me Vuçiçin, Dodikun dhe Putinin! Përkundrazi është një kambanë alarmi!
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …