Tetë persona kanë humbur jetën dhe rreth 300 të tjerë janë plagosur gjatë një koncerti në Hjuston të Teksasit. Koncerti ku mori pjesë edhe këngëtari i famshëm Trevis Scott mblodhi rreth 50 mijë njerëz, ndërsa viktimat u shënuan në momentin kur turma po përpiqet të shkonte drejt skenës. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe shefi i zjarrfikëses në Hjuston, Samuel Pena, i cili tha se ngjarja ndodhi rreth orës 02:15 të mëngjesit. “Organizatorët e ndërprenë koncertin kur u vu re se shumë njerëz ishin lënduar”, tha ai. Më herët gjatë ditës, qindra njerëz ishin futur në perimetrin e zonës ku do të zhvillohej koncerti, duke rrëzuar detektorët metalikë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …