Dastid Pallaska

Dastid Pallaska: Është e pabesueshme që edhe pas një viti Gjykata Speciale vazhdon hetimet, ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Dastid Pallaska, ka thënë se është e pabesueshme se edhe pas një viti ende Gjykata Speciale vazhdon hetimet, ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai  ka akuzuar Gjykatën Speciale për jo profesionalizëm. “Është e pabesueshme që është bërë 1 vit dhe ende jemi në pikën fillestare, e cila u shoqërua me parregullsi të pashembullta do të thosha edhe për standardet e Kosovës e aq më pak për standardet ndërkombëtare dhe ende nuk e kemi të qartë tërësisht aktakuzën me të cilën ballafaqohet z. Thaçi dhe të tjerët. Po ashtu me një prokurori e cila ende vazhdon hetimet që do të thotë se ende nuk është e bindur as vet. Arrestimi ka qenë i parakohshëm, ashtu siç ka qenë edhe publikimi i aktakuzës, pasi nuk kishte përfunduar hetimi. Si ka kuptim që edhe pas 1 viti të vazhdojnë hetimet. Të gjithë e din se aktakuza vjen si rezultat i hetimeve, ndërsa gjatë procesit të gjykimit e mbron atë aktakuzë”, ka saktësuar, avokati, Dastid Pallaska.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …