KOSTT, ndau 6.7 milionë euro më shumë se që ishte paraparë për pagesën e energjisë elektrike për serbët në veri

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, KOSTT, ka ndarë 6.7 milionë euro më shumë se që ishte paraparë në maj të këtij viti për pagesën e energjisë elektrike për katër komunat veriore, duke zgjatur kështu edhe periudhën e pagesës deri në fund të këtij viti. Kështu, kostoja fillestare prej 11 milionë eurosh tashmë është rritur në 17.7 milionë euro. Më 6 maj të këtij viti, me 61 vota për, pa praninë e deputetëve opozitarë, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi lidhur me kërkesën e KOSTT-it për të siguruar 11 milionë euro për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. Ndër rekomandime ishte që Qeveria e Kosovës obligohej të gjente zgjidhje brenda afatit 6-mujor për të shtrirë sistemin e faturimit në komunat veriore.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …