Kryetari i Kuvendit të Kosovës që vije nga radhët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se për Kosovën do të kishte qenë e mirëseardhur një ftesë për të marr pjesë në samitin e organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ato janë konferenca të rëndësishme, të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se kush është e rëndësishme të marrë pjesë ose jo. Për Kosovën do të kishte qenë e mirëseardhur po të kishte qenë pjesë e kësaj konference. Kjo po mbahet për herë të parë, por dëgjova që pas një viti do të mbahet tjetra, sepse kjo parashihej në dy faza. Meqenëse nuk u ftuam në këtë të parën, të shpresojmë në atë të dytën që do të mbahet sot një vit. Të jemi të ftuar do të ishte shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, ka deklaruar mes tjerash, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …