Nesër nis zyrtarisht fushata për balotazh për 21 komuna, në të cilat asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të marr votat e mjaftueshme për tu zgjedh kryetar. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka deklaruar se KQZ-ja ka vendosur për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Janë 5 ditë në dispozicion të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për të zhvilluar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore, duke filluar nga 8 nëntori deri më 12 nëntor. Votimet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbahet të dielën, më 14 nëntor.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …