Në një letër që i kanë kryetarit amerikan, Joe Biden, shtatë kongresistë amerikanë, i kërkojnë atij që të vendosë sanksione ndaj atyre që destabilizojnë situatën e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në qendër të kritikave të kongresistëve është presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për thellim të korrupsionit dhe presion ndaj mediave. “Gjatë vizitës suaj në Beograd në vitin 2016, ju folët për një të ardhme shpresëdhënëse për Serbinë dhe popullin serb. Për fat të keq, për të arritur në atë të ardhme më optimiste, ne besojmë se veprimet e mëtejshme diplomatike nga Amerika dhe nga aleatët dhe partnerët tanë evropianë në veçanti janë vendimtare për t’u siguruar që Serbia mund të jetë efektive në zbatimin e reformave demokratike. Në letër i bëhet thirrje kryetarit Joe Biden që të shqyrtohet përdorimi i Urdhrit Ekzekutiv për të bllokuar pronat dhe për të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të njerëzve që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …