Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit, ka mbajtur mbledhjen e gjashtë për vitin 2021

Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës së Rahovecit dhe kryesuesit Smajl Latifi,  Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Rahovecit, gjatë ditës së premte ka mbajtur mbledhjen e gjashtë për vitin 2021, situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës u vlerësua e qetë dhe stabile. Kryetari dhe kryesuesi i KKSB-së, Smajl Latifi tha se komuna e Rahovecit vazhdon të jetë ndër komunat që situata e sigurisë është e qetë dhe stabile, ky konstatim vije nga të dhënat që marrim në vazhdimësi nga institucionet e sigurisë si në nivelin lokal përkatësisht Policisë së Kosovës Stacioni në Rahovec. Për periudhën 8 shtator-4 nëntor 2021 ka raportuar Fazli Morina, komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec, sipas tij gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar: 1100 gjoba bazuar në Ligjin Nr 07/L-006, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, 975 gjoba për mos vendosjen e maskës mbrojtëse, 120 gjoba për mos respektim të orarit të lëvizjes dhe 6 gjoba për organizimin e ahengjeve të ndaluara. Janë regjistruar 108 raste, prej tyre 108 vepra penale dhe 5 incidente të ndryshme, 6 raste janë vjedhje, 23 raste vjedhje të rënda dhe 6 raste dhunë në familje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …