Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:
“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.
Nr. 51
Drejtoria IV. Sektori i Italisë.
Mbi qëndrimet Italianë ndaj ngjarjeve në Kosovë.
Tiranë, më 15 korrik 1981
Nga të dhënat e diplomatëve italianë në vende të ndryshme, të disa funksionareve italianë si dhe nga numri relativisht i madh, afro 150 artikujve të shtypit italian, rezulton se Qeveria italianë dhe opinioni publik italian i ndjekin më vëmendje ngjarjet në Kosovë dhe zhvillimet në marrëdhëniet e Shqipërisë më Jugosllavinë.
Nga thëniet e diplomatëve të ndryshëm italian dhe zyrtare të tjerë rezulton se italianët i shikojnë ngjarjet në Kosovë si pasoje e ndërhyrjes sovjetike, sido që nuk mohojnë edhe faktorët e brendshëm që kanë të bëjnë më gjendjen e rende ekonomike të krahinës dhe prapambetjen e saj në lidhje më republikën jugosllave. Kështu ministri fuqiplotë i Italisë në Paris ka thënë se “jugosllavët duke akuzuar Shqipërinë, treguan se nuk dalin dot kundër BS, të cilin në fillim e akuzuan indirekt”. Po kështu ambasadori i ri italian i emëruar në vendin tonë, Xhentile, tha se “për mendimin e tij, ngjarjet në Kosovë janë vepër e sovjetikeve”. Ambasadori italian në Varshavë ka thënë se “BS ka vepruar në Jugosllavi si kundërpërgjigje për ndërhyrjen e Perëndimit në Poloni”. Gazetari Pocia thotë se “vështirësitë ekonomike të Kosovës janë shfrytëzuar nga rusët, të cilët janë të interesuar të prishin stabilitetin në Ballkan e të krijojnë raste për ndërhyrje”.
Duke u nisur nga kjo “premise”, si dhe nga shqetësimi për mungesën në rritje të stabilitetit të Jugosllavisë, italianët kanë përcaktuar edhe qëndrimin e tyre ndaj ngjarjeve në Kosovë, Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Sipas ambasadorit italian në Beograd “jugosllavët u nxituan në trajtimin e këtij problemi, ata i dënuan menjëherë ngjarjet para se t’i analizonin”. Për ngjarjet në Jugosllavi “jemi të shqetësuar se mund të kenë pasoja të padëshirueshme për neve”, thotë këshilltari italian në Bukuresht, ndërsa ambasadori italian në Kajro thotë se “në Perëndim kanë frike se mos kjo gjendje qon në krijimin e një vatre të re të nxehtë në Mesdhe, gjë e cila mund të jetë shkak që BS të ribëjë përpjekje për t’u rikthyer në Adriatik”. Prandaj sipas mendimit të politikanëve italianë megjithëse “çështja e Republikës se Kosovës ka argumente, në situatën e tanishme nuk mund të arrihet” (thëniet e ambasadorit italianë në Beograd), ndërsa sekretari italian në Bukuresht thotë se “krijimi i Republikës se Kosovës do të jetë i vështirë, sepse është i një specifike të veçantë”. Pra megjithëse për italianët kërkesa e kosovareve për republike brenda federatës është e argumentuar dhe e ligjshme, ata nuk e përkrahin sepse gjoja kjo do të cenoje e shkatërrojë stabilitetin e federatës jugosllave.
Nga ana tjetër, diplomatët dhe zyrtaret italian kanë pranuar hapur se Shqipëria nuk ka dore në ngjarjet në Kosovë dhe se qëndrimi i saj ndaj këtyre ngjarjeve ka qenë i drejtë e i matur. Ministri fuqiplotë italian në Paris ka thënë se “në qarqet politike italianë ardhmen më vëmendje qëndrimi i Shqipërisë. E vlerësojmë politiken tuaj që përbën një faktor stabiliteti në zonë, që është siguri edhe për Italinë”. Diplomatët italianë i kanë vlerësuar artikujt e gazetës “Zëri i Popullit” si të matur e të argumentuar, si “mësazhe për marrëdhënie më Jugosllavinë e sigurimin në Ballkan”. Megjithatë ata kanë sugjeruar ndërprerjen e polemikes më Jugosllavinë, sepse “qeverisë italianë nuk i intereson kjo polemike midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë” (Lisandri, gazetar i organit zyrtar të PSI). Vicenco Barbaro, punonjës në zyrën e bashkëpunimit të MPJ ka thënë se “akuza që i bën Jugosllavia Shqipërisë është pa baze dhe qeverisë italianë nuk i intereson një acarim i tillë në Ballkan”. Duke u nisur nga këto konsiderata, ambasadori italian në Beograd ka sugjeruar dy herë, më 29 prill dhe 21 maj, që “një polemike e tillë tani e tutje nuk i shërben interesave të të dy palëve”, “të dy vendet duhet të ndërpresin polemiken e mëtejshme”. Një gjë të tillë ka sugjeruar edhe ambasadori italian në Tiranë.
Kuptohet se ky qëndrim italian për të ndaluar polemiken në një kohe kur vëllezërit kosovare persekutoheshin e shtypeshin nga tanket jugosllave e kur Shqipëria akuzohej për ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë, është në fakt një qëndrim në favor të Jugosllavisë.
Pas artikujve të fundit të gazetës “Zëri i Popullit”, siç janë ai mbi komplotin ruso-serbomadh, dhe pas propozimeve tona për lidhjen më si dhe të marrëveshjes për transportin rrugor, vihet re një ndryshim në qëndrimin italian që reflektohet edhe në shtypin italian. Kjo duket edhe në disa sinjale që japin italianët nëpërmjet disa gazetareve, senatoreve e deri tek ministri i Bujqësisë. Kështu gazetari Franko Venturini, djali i ish ambasadorit Venturini, tha se “Italia përpiqet të mbaje një fare ekuilibri si më Jugosllavinë dhe më Shqipërinë lidhur më ngjarjet në Kosovë, megjithëse nga jugosllavët behet presion i madh për të influencuar sadopak në këtë drejtim”. Për të treguar këtë “ekuilibër”, ministri i jashtëm Kolombo i vuri se bashku Jugosllavinë e Shqipërinë kur foli më rastin e 60 vjetorit të Universitetit të Peruxhias duke thënë se “Qeveria italianë ka parë si problem të rëndësishëm çështjen e marrëdhënieve më Jugosllavinë e Shqipërinë”. Prof. Baltadori u tha shokëve tanë se “Italia po mundohet të beje një politike të matur dhe të ruaj marrëdhënie të mira më Shqipërinë. Këtë e bën për shumë qëllime, por ajo që peshon më shumë është fakti se Shqipëria mbron pavarësinë, gjë që është më interes të jashtëzakonshëm për Italinë. Italia ka edhe pëlqimin e SHBA në këtë drejtim”.
Ndërsa Bartilio, funksionar në MPJ i thotë drejtorit të festivalit ndërkombëtar të filmit për të rinj e fëmijë se “Shqipëria ka të drejtë që mbron kosovaret dhe as vërtetohet gjëkundi ndërhyrja e saj dhe kjo është logjike. Jugosllavia ka gabuar e gabon akoma në këtë punë, por MPJ të Italisë nuk mund të mbaje qëndrim për vet pozitën e saj që ka më të dy shtetet”. Ministri Bujqësisë dhe Pyjeve, demokristiani Bartolemei, më iniciativën e tij thirri në takim ambasadorin tonë dhe i tha: “E shohim më shqetësim të madh gjendjen e krijuar se e konsiderojmë Jugosllavinë e tanishme si një mbrojtje nga sovjetiket… Shumë lëshime i kemi bërë Jugosllavisë më qëllim që të ruhet gjendja e qëndrueshme. E quajmë të urtë e të logjikshëm qëndrimin tuaj. Jemi të një mendimi më ju për rreziqet që paraqet destabilizimi politik dhe rritja e ndërhyrjes rusë në Jugosllavi”. Duket qartë se ky takim i organizuar nga ky ministër nuk një iniciative personale, por më sa duket një rruge për të na komunikuar qëndrimin zyrtar italian për këto probleme.
Duket se më këto veprime Qeveria italianë po përpiqet që të tregoje se në qëndrimet e saj nuk është në favor të Jugosllavisë dhe se ajo është për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve më vendin tonë. Përveç faktit që Qeveria italianë u tregua e gatshme të filloje bisedimet për vendosjen e tragetit dhe për nënshkrimin e marrëveshjes për transportin rrugor, ajo po jep sinjale se është për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve. Kështu ambasada jonë në Romë njoftohet se më 23 e 24 qershor në Triestë u zhvillua një mbledhje më përfaqësues të firmave italianë ku merrte pjese edhe ambasadori italian në vendin tonë për të diskutuar shtimin e marrëdhënieve tregtare më Shqipërinë. Senatori Tanga thotë se në Itali “keni mirëkuptim e do të gjeni gatishmëri për zhvillimin e mire të marrëdhënieve”. Funksionari i MPJ, Bartilo tha se “marrëdhëniet më Shqipërinë po përmirësohen dhe Italia është për këto marrëdhënie të mira”. Nga ana tjetër ambasada italianë në Tiranë njofton se pala italianë është gati të dorëzojë Dean e Butrintit nëpërmjet të ndonjë drejtori muzeu ose të ndonjë arkeologu që ka qenë në Shqipëri vitin e kaluar. Ambasada kërkoi gjithashtu për të diskutuar konkretisht fillimin e zbatimit të programit kulturor.
Shtypi italian, siç thamë edhe më lartë, i ka pasqyruar relativisht gjere ngjarjet në Kosovë. Deri tani janë shkruar rreth 150 artikuj nga shtypi qendror dhe lokal. Fillimisht ai i pasqyroi ngjarjet në Kosovë sipas njoftimeve të burimeve jugosllave, sepse në fakt ishin edhe të vetmet njoftime në atë kohe, por edhe për shkak se jugosllavët kanë shfrytëzuar pagimin më të holla dhe gazetaret më origjinë Serbë si Barbierin më shoke. Por shkaku kryesor i këtij reagimi të organeve të shtypit dhe Mjeteve të informacionit italian qëndron në vet pozicionin e qeverisë italianë për të cilin folëm më lartë si dhe në qëndrimin armiqësor tradicional të borgjezisë se lartë italianë. Ndryshimi i tonit të shtypit italian gjatë muajve maj-qershor është i lidhur më qëndrimin e qeverisë italianë të kësaj periudhë dhe më përpjekjet e saj për të treguar se ajo mban një qëndrim të ekuilibruar për shkak “të marrëdhënieve miqësore që ka më të dy vendet”. Si shembull mund të sjellim revistën “Esspreso”, e cila ka mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj vendit tonë por më datën 31 maj boton dy artikuj, një të një studenti italian dëshmitar i ngjarjeve në Kosovë dhe një tjetër redaksional. Në këtë artikull gazeta hedh poshtë thëniet jugosllave për ndërhyrjen e vendit tonë në punët e brendshme të Jugosllavisë duke theksuar se “është krejtësisht e pamundur që, të paktën në territorin jugosllav, aj (ndërhyrja shqiptarë) të materializohet në veprime të agjentëve të vërtetë provokatore siç thotë Beogradi, ndoshta për të zvogëluar përgjegjësitë e veta të keqqeverisjes”.
Po kështu mund të përmendim organin e partisë socialdemokratë “L’Umanita”, e cila në numrin e datës 14-15 qershor boton pjese nga artikulli i gazetës “Zëri i Popullit” të datës 11. 6. “Piemonti i mirëfilltë, Piemonti jugosllav dhe Piemonti shqiptaromadh”, megjithëse kjo gazetë ka mbajtur një qëndrim shumë armiqësor ndaj vendit tonë.
Në përgjithësi shtypi italian ka venë në dukje ushtrimin e dhunës ndaj demonstruesve kosovare, prapambetjen ekonomike të krahinës, pjesëmarrjen e gjere në demonstrata etj.
Gazeta “II Popolo”, organ zyrtar i partisë demokristianë, ka mbajtur një qëndrim të moderuar. Ajo i referohet agjencisë jugosllave për ngjarjet në Kosovë, por jep edhe të dhënat për dhunën e terrorin e quan qëndrimin e “Shqipërisë të matur”, se “nuk përdor ton të tëpruar karshi Jugosllavisë”.
Gazeta “Mesaxhero” e qendrës se djathtë e që kont-rollohet nga demokristianët, thekson se “është një shenjë e keqe e madhe kur kërkon të gjesh origjinën e të këqijave të vjetra e të reja në manovrat nga jashtë” dhe ve në dukje gjendjen e keqe ekonomike të Jugosllavisë “bllokimin e mekanizmave të vetadministrimit”, inflacionin, mungesën e prodhimeve, borxhet e mëdha dhe pakënaqësitë që sipas saj nuk haset vetëm në Kosovë, por edhe në rajone të tjera, se janë vërejtur protesta në Zagreb, kërkesat për autonomi të kishës katolike etj.
Gazeta e “pavarur”, por më prirje socialistë “Republika” i quan si “vetëmbrojtje primitive” tendencat jugosllave për t’i shpjeguar ngjarjet në Kosovë më ndërhyrjet nga jashtë. Ajo i quan demonstratat në Kosovë si “invetari i parë i trashëgimisë se Titos” dhe ve në dukje krizën e strukturave që doli në dritë nga këto ngjarje.
Një qëndrim më të mire ka mbajtur edhe gazeta e madhe e “pavarur” por që është nën kontrollin e demokristianëve “Korriere dela Sera”. Ajo ka botuar njoftimet e shtypit tonë për numrin e të vrarëve në demonstratat e Kosovës, ka botuar reportazhe për gjendjen e rende dhe terrorin që ushtrohet në Kosovë edhe tani, ka botuar njoftimin tonë për plasjet në ambasadën jugosllave në Tiranë, boton komente që hedhin poshtë mundësinë e ndërhyrjes se vendit tonë në ngjarjet e Kosovës, për spastrimet e arrestimet që po vazhdojnë në vend të dialogut, se uniformat tani bëjnë ligjin dhe jeta në Kosovë kushtëzohet nga prania e tyre, etj.
Organi zyrtar i Partisë Republikanë, “La voce Republikana” e datës 3-4 korrik, ve në dukje se ngjarjet në Kosovë “nuk janë një iniciative e izoluar, fryt i një fushatë të venë nga Shqipëria”, por studentët e punëtorët në Kosovë “i bashkon një kauze e përbashkët për të bërë që krahina të përparojë ekonomikisht dhe në sferën shoqërore”. Ajo hedh poshtë mundësinë e ndërhyrjes se Shqipërisë në punët e Jugosllavisë dhe pasi ve në dukje se “autoritetet e Beogradit nuk kanë mundur aspak të njohin peshën politike e kulturore të një milion e gjysmë shqiptarëve jugosllave”, nxjerr konkluzionin që “liria dhe vetëvendosja e popujve është një vlere që u reziston stuhive të historisë”.
Por duhet venë në dukje se shumë organe italianë kanë mbajtur një qëndrim antishqiptar e projugosllav. Të tilla organe kanë qenë sidomos gazeta e “La Stampa”, organi i partisë revizionistë, ai socialdemokrat, revista “Panorama” e gazeta të tjera lokale. Në përgjithësi, kur është fjala për të folur për sistemin shoqëror në vendin tonë, shtypi italian mban një qëndrim shumë armiqësor. Dhe kjo është e kuptueshme, sepse shpjegohet më qëndrimin tradicional armiqësor italian ndaj vendit tonë.
Mendojmë se situata e krijuar në marrëdhëniet e vendit tonë më Jugosllavinë si dhe reagimet dhe gatishmërinë e treguar nga Qeveria italianë për vendosjen e lidhjes më traget dhe për nënshkrimin e marrëveshjes për transportin rrugor, janë mundësitë që në marrëdhëniet më Italinë të avancohet në disa drejtime gradualisht e më kujdes. Kështu mund të bëhen përçapje për të nënshkruar konventën fito-sanitare, të pranohet propozimi italian për vendosjen e ndërlidhjes me radiorele, si dhe të shkëmbehen grupet artistike që janë parashikuar në planin e shkëmbimeve kulturore.
Tiranë, më 15 korrik 1981.
Nr. 52
Informacion mbi reagimet e shtypit të zonës mbi gjendjen në Kosovë dhe qëndrimet tona mbi këto ngjarje.
Vjenë, 18 korrik 1981
Gjatë muajve maj dhe qershor, pas turbullirave të marsit dhe prillit në Kosovë, mbi të cilat është bërë një informacion nga ana jonë, në Mjetet e propagandës të vendeve që mbulon përfaqësia jonë, ka pasur pasqyrim të gjere të gjendjes në Kosovë dhe të qëndrimeve tona mbi zhvillimin e ngjarjeve atje.
Nga ana e klikës se Beogradit janë bërë të gjitha përpjekjet për të ç’vendosur vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe atij botëror nga arsyet e vërteta të demonstratave të shqiptarëve kosovare duke i quajtur ato armiqësore, irredentistë dhe të nxitura nga jashtë duke përfshire edhe vendin tonë, dhe duke akuzuar Republikën Popullore Socialistë të Shqipërisë si nxitëse të tyre, më pretendime territoriale, sikur në kemi ndërhyrë në punët e brendshme të Jugosllavisë, etj. Artikujt e botuar në “Zërin e Popullit”, të transmetuara nga ATSH-ja, në mase të konsiderueshme janë pasqyruar në shtypin austriak e atë gjermanopërendimor, nga agjencitë e lajmeve të akredituara në Vjenë duke bërë të njohura qëndrimet tona për ngjarjet në Kosovë dhe akuzat fallco të klikës se Beogradit kundër vendit tonë.
Nga ana e përfaqësisë janë marre të gjitha masat e nevojshme për një shpërndarje sa më të gjere të materialeve dhe broshurave tona, duke shfrytëzuar njëkohësisht njohjet më gazetare dhe korrespodentë të huaj për të shpejtuar në çështjen e pasqyrimit të qëndrimeve të drejta parimore të vendit tonë lidhur më sa më sipër dhe për t’i shtrire këto materiale në një mase sa më të madhe e të ndryshme të shtresave intelektuale, politike e diplomatike e në mënyrë të veçantë në masën e madhe kosovare në Gjermani, Zvicër e Austri. Duhet shtuar se në krahasim më periudhën mars, prill dhe ditët e para të majit, për të cilën është bërë informacion, në periudhën maj qershor, duket se ka një rënie të shkrimeve por megjithatë numri prej më se 400 gazeta gjermanë, austriake e zviceranë që kanë shkruar qoftë për materialet të botuara gjatë kësaj periudhë, është i konsiderueshëm, gjë që flet për një interesim të madh të opinionit politik të këtyre vendeve për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë dhe qëndrimet tona për këto ngjarje.
Për mendimin tonë, në shkrimet e këtyre dy muajve vihen re disa momente të rëndësishme që pasqyrohen në faqet e shtypit të zonës që mbulojmë: Se pari pasqyrimi i gjere i lajmit sensacional të përhapur në mënyrë të rrufeshme nga Beogradi nëpërmjet zëdhënëses se saj TANJUG, mbi “shpërthimin e dy bombave në ambasadën jugosllave në Tiranë” që për vet karakterin sensacional dhe ngjyrat terroristë më të cilat u përshkrua nga Tanjugu gjeti pasqyrim të gjere në shtypin e këtyre vendeve, është një moment që çorientoi deri në një fare mase një pjese të opinionit gazetaresk dhe publik si dhe që u dha shkas disa komenteve të shtrembra në një pjese proserbësh (gazetare si psh. Flotau dhe Pitsch!). Se dyti, duhet theksuar se në masën e shëndoshe kosovare, dhe kjo është mase e madhe, lajmi i përhapur nga Beogradi, që pa u dhenë sqarimi ynë zyrtar, nuk u besua prej tyre dhe nëpërmjet telefonave apo Takimeve më në ata shpreheshin në ketë mënyrë: Këto janë punë të vet atyre, ata nuk kanë kurrfarë bese, mos besoni asnjë fjale të tyre, shikoni ku arrijnë Serbët në një kohe që Shqipërinë e njeh gjithë bota që nuk benë gjera të tilla, apo kjo nuk është në karakterin e shqiptarit, apo ky është veprim prej frikacaku, etj”.
Sqarimi i dhenë nëpërmjet agjencisë telegrafike shqiptarë mbi incidentin e pregatitur prej vet jugosllavëve në Tiranë, u pasqyrua gjerësisht nga agjencitë e huaja të lajmeve dhe në shtypin austriak, gjerman e zviceran bile pati tituj të tillë si p.sh në Die Wlt, “Inskenim i vet jugosllavëve i shpërthimit të bombës” apo “Tirana akuzon Beogradin për organizimin prej vet atyre të shpërthimeve në ambasadën jugosllave në Tiranë”, apo “Tirana hedh poshtë kategorikisht akuzat jugosllave” etj. Duhet shtuar këtu se shtypi austriak edhe gjatë këtyre dy muajve të fundit ka vazhduar më interesim të pasqyroje ngjarjet e mësipërme dhe të mbaje qëndrim objektiv ashtu sikurse edhe gjatë muajve mars e prill, mbi të cilat kemi informuar. Në mënyrë të veçantë gazetat lokale të Klagenfurit dhe Gracit si dhe ndonjë gazetë tjetër kanë mbajtur qëndrim pozitiv ndaj vendit tonë dhe qëndrimeve të drejta të Shqipërisë duke venë në dyshim informacionin më burim nga Beogradi që synon denigrimin e luftës se drejtë të popullit kosovar për të drejta politike e shoqërore. Një nga synimet e Beogradit ka qenë dhe mbetët përpjekja për të lidhur luftën e popullit kosovar më organizatat jashtë dhe më Shqipërinë, sikurse gjithçka bëhet nga Shqipëria, nga organizatat kroato-shqiptarë dhe që duke shfrytëzuar çdo mundësi që i ofrohet të hedhe baltë mbi politiken parimore të pandryshueshme të vendit tonë ndaj Jugosllavisë duke pasur për qëllim të justifikoje komplotin ruso-serbomadh në Kosovë, si dhe fushatën e tërbuar antishqiptarë që ka shpërthyer Beogradi në Jugosllavi.
Vet zhvillimi i ngjarjeve në Kosovë dhe në Jugosllavi flet për një gjendje të renduar dhe pa krye në të cilën e ka futur vendin politika titistë e udhëheqjes se Beogradit. Megjithëse në pamje të Jashtme duket sikur gjakrat po qetësohen, e vërteta sikurse shkruan vet shtypi gjerman, është se “jugosllavët në Kosovë nuk e kanë gjendjen në dore”, shkruan gazetari gjerman Hubenën dhe “Beogradi llogarit në Kosovë një luftë të vogël të vazhdueshmë”, shkruan gazetari tjetër gjerman Shtroehm! Po të kemi parasysh edhe faktin që tashmë forcat Serbë të sigurimit janë shtuar edhe më 1000 police të tjerë dhe numri i këtyre forcave policore tashmë ka arritur në 30 000, vërtetohet se lufta e popullit kosovar jo vetëm që nuk ka renë por përkundrazi ajo vazhdon në të gjitha format dhe mundësitë; këtu mund të citojmë gazetarin gjermanopërendimor Hubnën i cili duke cituar Veli Devën, dhe duke bërë fjale për mungesën e stabilitetit në Kosovë shkruan “Veli Deva u është lutur profesorëve të Universitetit që këta të fundit tu japin autoriteteve të vendit ndihmën e tyre sot, dhe, si pas tij kjo ndihmë vetëm sot është e nevojshme dhe më vonë ata kurrë të mos e japin atë”. Më këtë mund të kuptohet fakti që ashtu sikurse ka shkruar edhe vet shtypi i huaj, masa intelektuale ka luajtur dhe vazhdon të luaje një rol pozitiv në drejtim të kërkesave politiko shoqërore të popullit kosovar dhe të vështirësive të autoriteteve të vendit për të futur në kontroll gjendjen në Kosovë.
Federata Jugosllave, nëpërmjet ndihmave financiare nga shtetet perëndimore e nga bankat ndërkombëtare po përpiqet tashmë të krijoje një përshtypje se gjoja po merr masa për përmirësimin dhe stabilizimin e gjendjes në Kosovë dhe në ketë mënyrë të zhvendose vëmendjen e masës kosovare nga lufta për të drejtat e tyre politike dhe shoqërore për të ju nënshtruar planeve të Beogradit dhe realizimit të komplotit ruso serbomadh në Kosovë. Shtypi i zonës se përfaqësisë tonë, në mënyre të veçantë artikullin e fundit të Zërit Popullit mbi bashkëpunimin ekonomik jugosllavo rus dhe komplotin e klanit serb më atë të rusomëdhenjve në Kosovë e pasqyroi realisht. Agjencitë e lajmeve më qendër në Vjenë reaguan në mënyrë të menjëhershme, gjë që na ra në sy në krahasim më heshtjen e tyre pak a shumë të dukshme ndaj artikullit mbi vizitat dhe bashkëpunimin ushtarak midis Jugosllavisë dhe B. Sovjetik.
Megjithatë ndoshta nga ana jonë për këtë artikull, duhej të ishte bërë një punë më e mire më kontakte, megjithëse ato u benë por jo në masën e duhur. Kjo mund të jetë e lidhur edhe më faktin që disa nga redaktoret që qëlluan atë ditë në shërbim nuk kishin interes që të bënin një pasqyre të këtij realiteti sepse fakti i artikullit të dytë provoi që të njëjtat agjenci që nuk reaguan radhën e parë, për artikullin e dytë reflektuan. Më se fundi duhet të theksojmë se megjithëse është bërë një punë deri diku e mire më gazetaret dhe korrespodentët e huaj në Austri, më redaksitë e gazetave në Gjermani e Zvicër nuk janë marre kontakte të rregullta sepse në kuadrin e propagandës kanë munguar shërbimet e këtij karakteri. Jemi të mendimit që përveç furnizimit të këtyre redaksive më materialet tona, gjë që bëhet rregullisht, të merren kontakte personale sepse në bisedat gojore sqarohen shumë paqartësi që shpesh ekzistojnë tek gazetaret. Po ashtu jemi të mendimit që në raste të dhëna të shfrytëzohet transmetimi direkt në Gjermani apo në Zvicër më teleks gjë që do të shpejtoje informimin e redaksisë më materialin tonë dhe më pasqyrimin aktual të ndodhisë apo qëndrimit tonë për një problem të dhenë meqenëse në vet nuk kemi përfaqësi në këto vende në një kohe që p.sh Tanjugu apo agjenci të tjera kanë korrespodentët e tyre në qytetet kryesore të këtyre vendeve. Vështirësia kryesore në këtë çështje është, ngarkesa e madhe që ka teleksi ynë dhe që shpesh mbetët i zënë gjatë gjithë ditës më përfaqësitë e tjera.Për të ardhmen jemi të mendimit që më një organizim më të mire të punës propagandistike, duke parë edhe vet strukturën e punës këtu, të bëhen vizita të planifikuara dhe të kombinuara më shokët e sektorëve të tjerë si në Austri ashtu dhe në Gjermani dhe Zvicër më qëllim që të zgjerohen lidhjet e kontaktet dhe të ruhen ato ekzistueset. Po ashtu nga ana e qendrës mendojmë se duhen parë të gjitha mundësitë që ofrohen për një propagande të gjalle e të ilustruar si në Austri ashtu dhe në RFGJ e Zvicër ku mundësitë janë akoma më të mëdha. Më ketë propagande kemi parasysh panairet e ndryshme, festivalet folklorike, ato të filmave etj të cilat nga ana jonë nuk janë shfrytëzuar sa duhet ose nuk janë shfrytëzuar pothuajse fare.
Përpiluesi: Sazan Bejo Ambasadori, Musin Kroi.