Fjalimi i ekzaltuar i Albin Kurtit, për fitoren e pretenduar, në Prishtinë, paraqet rastin eklatant të shfrenimit politik nga frika e papërshkrueshme për humbjen e mundshme në të gjitha komunat e Kosovës. Paraqitja e tij në tubimin e mbrëmshëm zgjedhor, duke prezantuar kandidatin për kryetar në komunën e Prishtinës, “Ben Vitia”, ishte e veçantë sidomos për fjalimin që e mbajti me një ekzaltim deri në nivel të dëlirit, duke madhëruar qytetin e Prishtinës, kryeqytetin e Kosovës, që sipas tij lidh të gjitha fijet me komunat, Qeverinë, Kuvendin, Presidencën. Prishtina është e para dhe kush fiton Prishtinën ka fituar zgjedhjet, kështu paralajmëron fitoren, Albin Kurti, i frikësuar deri në palcë për humbjen fatale, të cilën nuk e ndreq dot fitorja në Prishtinë, as në Prizren ku ka pak gjasa. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …