Vetëvendosja

RKL: Ka filluar drithërima e frikës nga humbja e Vetëvendosjes edhe në balotazh

Vetëvendosja mund të fitojë në balotazh me një epërsi të vogël, në Prishtinë, mbase edhe në Prizren, meqë Albin Kurti tashmë është vendosur atje me të gjithë, duke harruar madje se  është kryeministër i vendit. Ai gjatë fushatës së deritanishme vazhdimisht angazhohet në Prizren dhe në Prishtinë, në dy komunat e vetme ku edhe ka gjasa të fitojë. Fitorja sado e vogël në këto dy qytete, do të bënte që ai të lavdërohet se ka fituar kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën dhe kryeqytetin historik të Kosovës, Prizrenin. Fitorja,  në këto dy qytete do t i mjaftojë për t’ u krekosur, për të dhënë deklarata pompoze, ekzaltuese duke premtuar se në të ardhmen fitorja do të zgjerohet nga këto qendra, kudo në Kosovë. Kjo do t’ i mjaftonte për të mos e kujtuar gjestin e pjekur politik të Zoran Zaevit, i cili ofroi dorëheqje pas nuk fitoi shumicën në zgjedhjet vendore.

Partia e Kurtit me Listën e Vjosa Osmanit nuk është e sigurt  se mund të fitojë në ndonjë komunë tjetër, meqë  as ka elatë me partitë e tjera, as ka siguruar ndonjë epërsi për të qenë. Në shumicën e komunave ku ndodhet në balotazh  nuk e favorizon numri i votave që ka arritur në radhën e parë. Fakti se në radhën e parë nuk fitoi asnjë komunë është tejet deprimues dhe votuesit nuk shohin ndonjë perspektivë, për veç faktit se kjo parti sapo ishte ngritur me  kauza mashtruese, në zgjedhjet e 14 shkurtit për shtatë  tetë muaj kishte rënë në mënyrë rapide. Mjafton të kujtohet shifra nga 400 qind mijë votues  në 188 mijë. Kjo është matematika që nuk do shumë koment.

Pavarësisht se në sa komuna do të fitojë partia e Kurtit, tashmë është bërë e ditur se Vetëvendosja e Kurtit dhe Lista e Vjosa Osmanit, kanë vetëm 168 mijë votues në tërë Kosovën, nga më shumë se 800 mijë sa janë gjithsej, dhe vetëm 60 mijë vota më shumë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që është radhitur e katërta. LDK-ja ka rikthyer votat që ia kishte marrë, Vjosa Osmani dhe ia kishte dhuruar Kurtit për pazare politike, dhe është partia e parë me numrin e votuesve në zgjedhjet e 17 tetorit, ndërsa PDK-ja është forcuar me fitore në Mitrovicë që është qyteti i tretë për nga numri i banorëve në Kosovës. PDK-ja ka fituar më së shumti komuna në radhën e parë. Kjo tregon se arrestimi i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit nga Gjykata Speciale, ka mobilizuar pjesën militante të luftëtarëve të lirisë, familjeve të tyre dhe liridashësve të vendit.

Fjalimi i ekzaltuar i Albin Kurtit, për fitoren e pretenduar, në Prishtinë, shpreh frikën nga humbja fatale në balotazh

Fjalimi i ekzaltuar i Albin Kurtit, për fitoren e pretenduar, në Prishtinë,  paraqet rastin eklatant të shfrenimit politik nga frika e papërshkrueshme për humbjen e mundshme në të gjitha komunat e Kosovës. Paraqitja e tij në tubimin e mbrëmshëm zgjedhor, duke prezantuar kandidatin për kryetar në komunën e Prishtinës, “Ben Vitia”,  ishte e veçantë sidomos për  fjalimin që e mbajti me një ekzaltim deri në nivel të dëlirit, duke madhëruar qytetin e Prishtinës, kryeqytetin e Kosovës, që sipas tij  lidh të gjitha fijet me komunat, Qeverinë, Kuvendin, Presidencën. Prishtina është e para dhe kush fiton Prishtinën ka fituar zgjedhjet, kështu paralajmëron fitoren, Albin Kurti, i frikësuar deri në palcë për humbjen fatale, të cilën nuk e ndreq dot fitorja në Prishtinë, as në Prizren ku ka pak gjasa. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …