Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, nuk është bindur të heqë dorë nga rrënimi i funksionalitetit të këtij shteti as pas takimit me zëvendësndihmës-sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Escobar. Ai pas takimit me Milorad Dodikun dhe politikanë të tjerë në këtë vend tha i bindur se nuk do të ketë luftë, ndërkohë Dodik i quajti presionet nga jashtë në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës. Sipas medieve, Dodik ka paralajmëruar dërgimin e pesë projektligjeve për votim në Kuvendin e Republikës serbe, përmes të cilave do të tërhiqen përgjegjësitë që i janë deleguar nivelit qendror në Sarajevë. Politikani serb ka paralajmëruar sistem të veçantë për mbledhjen e taksave në Republika Srpska dhe krijimin e ushtrisë së këtij territori.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …