Aeroporti i Prishtinës nuk pritet të hapet para mesditës

Mbrëmë, një aeroplan i kompanisë ajrore turke “Turkish Airlines”, gjatë aterrimit në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, doli për disa metra nga pista, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Menjëherë, autoritetet e sigurisë dolën në vend të ngjarjes, ku edhe u detyruan të mbyllin Aeroportin për një kohë të pacaktuar.

Zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka bërë me dije se aeroporti vazhdon të jetë i mbyllur edhe sot.

“Ju njoftojmë se ne vazhdimisht jemi duke punuar që Aeroporti të hapet sa më shpejt dhe fluturimet të realizohen sipas planit”, ka thënë Gara, për të shtuar se “Aeroporti nuk do të hapet para mesditës”.

“Lusim të gjithë qytetaret që për fluturimet e tyre përkatëse të qëndrojnë me web faqen e aeroportit për informata shtesë apo të jenë në kontakt me kompanitë e tyre ajrore”, thuhet matej në njoftimin e saj për medie.

Lutfi Zharku, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës, pas njoftimit se një aeroplan i “Turkish Airline” gjatë aterrimit kishte dal për disa metra jashtë pistës, ka vizituar vendin e ngjarjes së bashku me drejtorin e AAC, Dritan Gjonbalaj dhe drejtorin e ASHNA, Bahri Nuredini.

“U njoftuam për masat që janë ndërmarrë menjëherë nga anëtarët e Komisionit Qeveritar për hulumtimin e aksidenteve, komandanti rajonal i Policisë së Kosovës, Nazmi Zogaj dhe nga drejtori i aeroportit, Haldun Koktürk. Fatmirësisht pasagjerët nuk kanë pësuar kurrfarë lëndimi dhe nuk ka dëme materiale në infrastrukturën e Aeroportit”, ka thënë ministri Zharku.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …