Avokati, Flakron Sylejmani, ka reaguar kundër deklaratave të ministrit, Xhelal Sveçla lidhur me vrasjen e Luan Berishës

Avokati, Flakron Sylejmani, ka reaguar kundër deklaratave të ministrit, Xhelal Sveçla lidhur me vrasjen e Luan Berishës

Avokati i Familjes Berisha, Flakron Sylejmani, ka reaguar  kundër deklaratave të ministrit, Xhelal  Sveçla, lidhur me vrasjen e Luan Berishës. Unë si avokat por edhe familja e të ndjerit, Luan Berisha,  një deklarim të tillë e vlerësojmë të pa matur të dëmshëm dhe joprofesional. Konsiderojmë se deklarimet e tilla publike të zyrtarëve shtetëror e në veçanti të ministrit të Punëve të Brendshme, për rastet që janë ende në fazën e hetimeve nuk i kontribuojnë hetimit profesional dhe të pavarur si dhe zbulimit të veprave penale dhe kryesve të tyre. Deklarimet e tilla vetëm sa e komplikojnë dhe e vështirësojnë një hetim të drejtë dhe të pa ndikuar, veçanërisht kur një Ministër merr guxim për të bërë kualifikimin ligjor të një vepre. Kjo është kompetencë ekskluzive e organit të akuzës, e prokurorit të rastit, tha avokati,  Flakron Sylejmani.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …