Ferizaj po shquhet në gara të sportit të notit, kjo falë punës së palodhshme të drejtuesve dhe anëtarëve të Klubit të Notit “Kastrioti”.
Me këtë rast Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur në zyrën e tij kampionët e rinj me dhjetëra medalje kampionale po kaq nënkampionale, bashkë me drejtues të klubit e prindërit që kanë fëmijët e tyre në këtë klub, e që me punën e tyre, flasin qartë për suksesin e tashëm dhe të ardhshëm të klubit.