Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar për fushatë zgjedhore në Komunën e Vushtrrisë dhe të Fushë-Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Komunën e Vushtrrisë dhe atë të Fushë-Kosovës, për t’i dhënë mbështetje Xhafer Tahirit dhe Burim Berishës për zgjedhjet e 14 nëntorit. Ai ka lavdëruar dy kandidatët  për të cilët ka thënë se janë kryetarë shembull. “Me Xhafer Tahiri në Vushtrri! Me Burim Berisha në Fushë Kosovë! Xhafa për mandatin e radhës për të e për të gjithë. Burimi është bashkëpunëtor i vërtetë, bashkudhëtar i imi politik me plot vullnet e jetë. I afërt me të gjithë, punëtor i palodhshëm, udhëheqës i denjë. Banorët e dy komunave para vetes kanë zgjedhje të lehtë. Më 14 nëntor, numrin 160, Xhafer Tahirin në Vushtrri e Burim Berishën në Fushë Kosovë për mandatin e radhës!”, ka shkruar Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …