Dje në Vushtrri janë dëmtuar posterët e kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi. Me këtë rast, ka akuzuar kundër kandidatin nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahirin për një fushatë raciste. “Kjo asnjëherë më parë nuk ka qenë pjesë e kulturës dhe e edukatës sonë qytetare, por as e politikës së mirë. Këto etiketime të ulëta nuk do t’i shërbejnë në asnjë formë z .Tahirit, sepse me këtë veprim po shpërfaq urrejtje patologjike ndaj kundër kandidatëve të tjerë në Vushtrri dhe ndaj kolegëve tanë në Mitrovicë e në Skenderaj, të cilët populli i ka zgjedhur qysh në raundin e parë”, ka shkruar Idrizi në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …