Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou, ia ka pranuar kërkesën ish-presidentit Hashim Thaçi për shtyrjen e afatit për rishikimin e paraburgimit. Kërkesa e mëhershme e Thaçit kishte të bënte me shtyrjen e afatit për dërgimin e parashtresave që shërbejnë si materiale dhe argumente për marrjen e një vendimi nga gjyqtari. Kërkesa e avokatit të Hashim Thaçit bazohej në argumentet se mbrojtja është duke mbledhur materiale të rëndësishme që ndërlidhen me arrestin shtëpiak të ish-presidentit. E kjo kërkesë është pranuar nga gjyqtari Guillou. “Pas shqyrtimit të arsyeve të parashtruara nga Mbrojtja, në veçanti që kërkon kohë të mëtejshme për mbledhjen e dokumenteve në mbështetje të parashtresave të saj për rishikimin e paraburgimit të z. Thaçi, gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se është treguar shkak i mirë, duke garantuar zgjatjen e kërkuar të kohës.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …