Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe zyrtarisht e kanë emëruar diplomatin, Gabriel Escobar, në postin e të dërguarit të tyre të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Escobar, të hënën e të martën ka qëndruar në vizitë urgjente në Bosnjë e Hercegovinë për t’i dhënë fund krizës politike që e ka kapluar këtë shtet. Zëvendës ndihmës sekretari, Gabriel Escobar është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, sigurimin e pranimit të rajonit në BE si dhe presionin ndaj udhëheqësve të Bosnjë e Hercegovinës që të avancojnë reformat e të respektojnë sovranitetin e integritetin territorial të saj” thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. seksioni për Evropë dhe Euro-Azi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …