Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 696 testime sa janë kryer në nivel vendi, 14 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 26 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 483. Numri përgjithshëm i rasteve aktive ka zbritur në 444 të infektuar aktualë.
