DR. Sabit Syla: Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë XXIII

Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:

“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave  e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve  e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Nr. 53

Informacion mbi bisedën më ambasadorin e Venezuelës, Antonio Aveledo.

Beograd, më 22 korrik 1981

Ambasadori Aveledo ka lidhje të shumta shoqërore e familjare më Serbë. Biseduam rreth ngjarjeve të Kosovës, artikujve të “Zërit të Popullit”, etj. Ndër të tjera, ambasadori tha këto:

  1. Artikujt e Zërit të Popullit i ngrenë drejt çështjet lidhur më ngjarjet në Kosovë, më politiken e serbomëdhenjve dhe pasojat e saj brenda vendit dhe në bashkëpunim më BS.

  1. Pas vdekjes se Titos kanë filluar të ngrenë krye tendenca të shovinizmit serb. Emblema Serbë “SSSS”, është më në pah: Samo Srbija Sebe Spasi-vetëm Serbia e shpëton vetën e saj. Në Serbi e deshifrojnë kështu emrin e kutisë se cigareve MORAVA (zemra e Serbisë): Moramo Odmah Rankoviça Aleksandra Vratise Amo- duhet ta kthejmë menjëherë Aleksandër Rankoviçin; pra fryma e hegjemonizmit serb, të një Serbie që po e “godasin”, nxitët e rritët.

Por në Serbi ka edhe një korent përparimtar, që i kupton ngjarjet e Kosovës dhe zhvillimet në Serbi, që e realizon se shqiptarët në Jugosllavi janë të diskriminuar dhe se situata në Kosovë u ashpërsua për arsye të politikes serbomadhe, për shkak se mungon një politike e urtë. Bile, ndër shqiptarët e Jugosllavisë por edhe nder jugosllave të tjerë përparimtare çmohet nevoja e një udhëheqësi të urtë për Jugosllavinë siç është Zoti Enver Hoxha, udhëheqësi i vetëm që ka mbetur nga koha e luftës se dytë botërore. Këta njerëz i shprehin Mendimet e tyre duke deshifruar kështu emrin e kutisë se cigares KENT: Krenise Enver Nëma Tita-Hajde Enver, nuk kemi Titon.

  1. E ardhmja e politikes serbomadhe, pasojat e saj brenda dhe jashtë Jugosllavisë, janë në vartësi të forcave të brendshme e të Jashtme, të veprimit të tyre. Rreziku i BS nga një bashkëpunim eventual ruso-serb qëndron. Republikat e veriut në Jugosllavi në përgjithësi janë kundër këtij korenti serb.

Po të vazhdoje kështu politika Serbë, siç po ndodh tani, atëherë për 2-3 vjetët e ardhshëm nuk përjashtohet që këtu të bëhet një grushtshteti ushtarak (serb) dhe Jugosllavia të veje më BS. Prandaj konsiderohet e nevojshme që në këtë drejtim ndaj Jugosllavisë (politikes Serbë) të ushtrohet presion nga NATO, TPE dhe forca të tjera (të Jashtme e të brendshme). Nga shkalla e këtij presioni do të varet edhe perspektiva e Kosovës, nëse do të bëhet republike apo do të zgjerohet autonomia. Në qoftë se Serbët nuk do t’ja dalin dot në krye më kursin e tyre politik të tanishëm në Kosovë e më tej, ata do të detyrohen të tërhiqen.

Në një eventualitet të tillë, mendohet që Kosova të marre statusin e republikës se federuar, por kjo do të paraprihet nga ndryshimet përkatëse në kushtetutën federative për të lidhur më mire republikat më federatën, në mënyrë që të mos jetë po kjo gjendje siç është sot, d.m.th. paraqitja e Jugosllavisë jashtë si federatë, ndërsa brenda është në fakt një konfederatë dhe të rrezikohet integriteti i saj territorial.

Perspektiva e një situatë të tillë do të duket më qartë në vitin 1982, një vit i rëndësishëm për Jugosllavinë (më 1982 do të bëhen zgjedhjet e delegatëve, do të ndryshoje kuadri i superstrukturës sipas rotacionit, veç kryesisë shtetërore, dhe do të mbahet kongresi i 12-të i LKJ, i pari kongres pa Titon).

Beograd, më 22 korrik 1981    Sokrat Plaka

Nr. 54

Informacion mbi bisedën më korrespondentën austriake

Kristinë Von Khol Libal më 22 korrik 1981.

Beograd, më 23 korrik 1981

Më beri një vizitë korrespondentja austriake Khol Libal, e cila shkruan për gazetën austriake “Die presse”, gazetën zviceranë “Noje Zyriher Cajtung” si edhe për disa gazeta norvegjeze. Kish qenë për disa kohë në Kroaci. Biseduam rreth gjendjes në Jugosllavi, në Kosovë dhe veçanërisht për tendencat politike në Jugosllavi, për çështjet që ajo preku, i fola baze qëndrimeve tona. Nder të tjera, dalin këto çështje:

1) Qysh përpara demonstratave, udhëheqja e Kosovës aspironte ta bënte Kosovën një zonë të dalluar të Jugosllavisë, aspironte për republikë. Ketë e donte në radhë të parë M. Bakalli, i cili ishte mjaft inteligjent, më i zoti se sa Fadil Hoxha, dhe më vizion shqiptar. Por edhe tani nuk ka një qëndrim unik në Jugosllavi për zgjidhjen e problemit të Kosovës, çka doli edhe nga konferenca e shtypit e M. Miniçit më 25 qershor. Thuhet se në udhëheqjen federative ka Mendime të tjera në krahasim më politiken që po ardhmen tani nga Serbët në Kosovë. Deri tani shqiptarët në Kosovë u kanë rezistuar shumë mirë sulmeve të serbëve, siç është sidomos hedhja poshtë e përpjekjes për të ndaluar flamurin shqiptar. Ndërkohë, vazhdimi i politikes se “diferencimit” dhe shkarkimi i udhëheqjes shqiptarë të Krahinës është krejtësisht e gabuar.

Në  Maqedoni, ndodh ndryshe? Nga njoftimet që kanë dhenë në shtyp Maqedonët, sidomos mbi përpjekjet “antititistë”, ata duan të thonë se politika e Shqipërisë ndaj popullsisë shqiptarë në Jugosllavi e ka venë në pozitë të vështirë Maqedoninë ndaj Bullgarisë, ka dobësuar unitetin e saj, etj.

Lëvizjet në popullsinë shqiptarë dhe veçanërisht keqësimi i gjendjes në kombësinë shqiptarë në Kosovë, që është rezultat kryekëput i politikes se Serbisë, ka influencuar edhe në gjendjen nacionale në zona të tjera të vendit. Në Kroaci, situata nuk është e mirë, ka lëvizje nacionalistë kroatë. Aty kanë postë të rëndësishme serbët (si p.sh. J. Bllazheviç, kryetar i kryesisë së Kroacisë, serb nga Lika), por pikërisht për këtë arsye kroatët janë të pakënaqur dhe kanë filluar të flasin kundër Serbëve, duke i akuzuar bile për politiken e Gjenocidit kundër kroatëve. Disa personalitete të rëndësishme në Lidhjen komunistë të Kroacisë, në planin nacional, kanë shkuar aq larg sa të bashkëpunojnë më kishën katolike kroatë, çka është një element i çuditshëm.

2) Khol vlerësoi se në përgjithësi është dakord më artikujt e fundit të Zërit të Popullit, se përmbajtja politike e tyre është e drejtë, pavarësisht se terminologjia politike, “dekoracioni” është karakteristike e stilit shqiptar (i ashpër desh të thoshte). Megjithatë Zëri i Popullit reagoi pak më tepër sa duhej (përmendi më sipër rastin e Maqedonisë). Nuk është se BS është bërë më rrezikshëm për Jugosllavinë. Jugosllavët kanë shkuar aq larg në marrëdhëniet ekonomike më BS, por nuk po shkojnë më shumë më të në fushën politike. A. Gerliçkovi më ka thënë se tani në nuk kemi frikë të zhvillojmë marrëdhënie më BS sepse politika jonë është e qartë. Në fakt, qysh më zbulimin dhe shkatërrimin e “PKJ” që në kongresin e saj në Tivar, në Jugosllavi është bërë një punë e thellë e intensive propagandistike në radhët e LKJ dhe të popullit kundër BS, për rrezikun që u vjen nga BS (në fakt, një taktikë të tillë po ndjekin Serbët kundër nësh, tani më ngjarjet e Kosovës). Në udhëheqjen Serbë gjithashtu janë anti-sovjetik, M. Miniçi është anti-sovjetik, N. Lubiçiçi nuk është pro-sovjetik, vetëm një pjesë e serbomëdhenjve janë për marrëdhënie më BS, por jo të gjithë.

3) Sigurisht, në Jugosllavi ka një tendencë Serbë, një politikë të fortë Serbë. Këta bile po intrigojnë më vështirësitë ekonomike të Jugosllavisë për përkrahjen e politikës se tyre. Kjo politikë e partizanëve të linjës se fortë po sundon për kaq kohë qysh pas ngjarjeve në Kosovë.

Më 7 korrik, Vladimir Bakariçi u takua më udhëheqjen e Lidhjes socialistë të Kroacisë dhe mori për herë të parë pozitë mbi ngjarjet në Kosovë. Atje ai kritikoi ashpër shtypin se ky kish ngritur një histeri kundër shqiptarëve (por prapa shtypit ishin e janë serbët). Biseda e Bakariçit u publikua 12 ditë më vonë. Ky takim shënoi “kthimin e Bakariçit në politikë”, që kish qëndruar i tërhequr (duke ua lenë të tjerëve përgjegjësinë për gabimet që u benë). Ky ishte njëkohësisht sinjali se në Jugosllavi, në brendinë e Jugosllavisë opinioni publik nuk është vetëm i influencuar nga udhëheqësit e linjës se fortë. Natyrisht kjo nuk donë të thotë akoma se fitoi linja e liberaleve, por kjo tendencë tani është prezentë dhe punon. Bakariçi, që e simbolizon këtë linjë, ka autoritet dhe imponohet në gjithë Jugosllavinë. Bashkë më të, S. Dollanci, F. Popiti, M. Ribiciçi, Gerliçkovi, etj., formojnë grupin e liberaleve në Jugosllavi sot. (Edhe botimi i fjalimeve të E. Kardelit të 8 qershorit 1977 dhe të Titos të 16 tëtorit 1979 në Kosovë, të publikuara më vendim të KQ të LKJ, fjalime që u kundërvihen Serbëve në politiken e tyre në Kosovë dhe në marrëdhëniet e Jugosllavisë më Shqipërinë, shpreh më sa duket influencën dhe veprimin e grupit të liberaleve dhe sidomos “kthimin e V. Bakariçit në politikë”. Afërsisht që në këtë kohë, mëzi i qershorit e këtej, në shikojmë një farë ndryshimi edhe në qëndrimin e udhëheqjes federative, bile edhe në frazeologjinë e disa shovinistëve serbë, në lidhje më marrëdhëniet më Shqipërinë).

Sipas Kholit, udhëheqja jugosllave ka dy probleme më Shqipërinë: a) Jugosllavët nuk mund të heqin dorë nga “dekoracioni” i fjalimeve dhe shtypit të tyre kundër Shqipërisë për shkak të opinionit publik të brendshëm, b) nga na tjetër, jugosllavët duhej të kishin ndjekur një linjë më të rafinuar ndaj Shqipërisë, për marrëdhënie më Shqipërinë (dhe më sa duket këtë po mundohen ta bëjnë tani).

  1. Gjithë sa u përmend më sipër flet për atë se në Jugosllavi po zbërthehen dhe vlerësohen forcat dhe faktorët e ndryshëm politik. Korenti i linjës se fortë, nën goditjen politike të vendit tonë, po humbet terren, por nuk ka mbaruar akoma. Një farë inkurajimi e shikojmë të materializohet edhe në qëndrimin e shqiptarëve në Kosovë, më gjithë faktin se këtu serbët shovinistë nuk i kanë lëshuar armët. Në ketë mes, vlejnë të përmenden disa deklarata të bëra kundër përpjekjes se shovinistit Llaziç që kërkoi të ndalohet përdorimi i flamurit shqiptar e që pësoi disfatë, siç janë ato të Mustafa Rushitit etj., ose lidhur më akuzat e shtypit serb kundër shqiptarëve në Jugosllavi, etj. Në Kosovë akoma situata është komplekse, ende nuk janë larguar trupat dhe policia Serbë dhe mbetët në gjendje shtet rrethimi, dhe këto janë faktorë pengues për zhvillimin e mëtejshëm të gjendjes.

Në lidhje më Maqedoninë bisedova në mënyrë të veçantë për masat që po merren atje kundër popullsisë shqiptarë, lidhur më diskutimin në kuvendin republikan për t’u hequr shqiptarëve të drejtën të mbajnë flamurin kombëtar, etj, çka tregon politiken e tyre të asimilimit ndaj popullsisë shqiptarë, etj. Khol premtoi se do të shkruaj për këto çështje.

Beograd, më 22 korrik 1981.    Sokrat Plaka

Nr. 55

Informacion mbi bisedat më ambasadoret e Australisë, të Somalisë dhe më të ngarkuarin më punë të Austrisë.

Beograd, më 13 gusht 1981

Në një bisede që kisha më ambasadorin e Australisë, Wilson, nder të tjera, dalin këto:

  1. Çështja e Kosovës. Ambasadori kish marre librin tonë më përmbledhjen e artikujve mbi ngjarjet në Kosovë dhe tregoi interesim për ta lexuar, megjithëse është njohur edhe më parë më artikujt tanë. Lidhur më situatën në Kosovë, ambasadori i ndan Mendimet tona dhe nënvizoi se tani në Jugosllavi duken më qartë dy tendenca të ndryshme në çështjen e Kosovës, të udhëheqëseve të republikave të Veriut dhe të Serbisë. Por, shtoi ai, edhe në vetë Serbinë vërehen dy tendenca, konservatoret dhe të moderuarit, ku nder të tjera ambasadori konsideron Ivan Stamboliçin (kryeministrinë e Serbisë) i cili e shikon më gjere problemin e Kosovës dhe në një perspektive më të qartë e pajtuese.

  1. Marrëdhëniet jugosllavo-sovjetike. Ambasadori tha se pikëpamja shqiptarë mbi marrëdhëniet e Jugosllavisë më BS është e drejtë dhe këto janë bërë një çështje shqetësimi edhe për disa vende anëtarë të Tregut të përbashkët. Kjo është një arsye përse këto tregohen të rezervuar ndaj Jugosllavisë në disa aspektë të marrëdhënieve (veçanërisht në fushën e tregtisë e të kredive) dhe këtu kanë vlere të dy faktorët e problemit: lëkundja e stabilitetit politik në Jugosllavi pas ngjarjeve të Kosovës dhe marrëdhëniet e saj më BS.

  1. Kërkesat e Jugosllavisë për kredi të reja. Vizitat dhe bisedat e fundit të Petar Kostiçit, sekretar federativ për financat, më përfaqësues të disa vendeve dhe kërkesat e tij për kredi të reja nuk janë pritur më entuziazëm në Kanada dhe në disa vende të tjera. Bankat privatë nuk kanë besim në ekonominë jugosllave, druhen se nuk do të marre paratë.

Qeveritë përkatëse ushtrojnë influence në to për t’i dhënë kredi Jugosllavisë por nuk është lehtë. Përpara se të mblidhet në Londër konsorciumi i bankave privatë të disa vendeve perëndimore, ku do të marrin pjese edhe disa banka privatë australianë, problemi i akordimit të kredisë se re Jugosllavisë do të shtrohet në Fondin Monetar ndërkombëtar, i cili do të japë gjykimin mbi aftësinë e ekonomisë jugosllave dhe shumën që mund t’i jepet (Më fjale të tjera, Jugosllavia e Mareshalit mbeti nëpër ankande).

  1. Ambasadorit i bëra një analize të ngjarjeve të fundit në Kosovë, në Jugosllavi, marrëdhëniet jugosllavo-sovjetike, duke nxjerrë në pah rolin dhe rrezikun e serbomëdhenjve, më të cilën ambasadori u shpreh dakord.

Informacion mbi bisedën më ambasadorin e Somalisë

Kisha një bisede më ambasadorin e Somalisë, Moussa, dalin këto:

  1. Botimi më artikujt mbi ngjarjet në Kosovë. Kish lexuar librin tonë mbi ngjarjet në Kosovë dhe vuri në dukje se ai argumenton në vazhdimësi e në zhvillim ngjarjet e Kosovës, që tani pas 4 muajve qëndrojnë njësoj si në atë kohe kur janë shprehur. Ata që i ka zbuluar koha në disa qëndrime janë jugosllavët ndërsa pozita e Shqipërisë u provua se ishte e saktë dhe e drejtë. Libri është gjithashtu i dobishëm sepse jep një pikëpamje të plotë mbi ngjarjet e Kosovës dhe zhvillimet në Jugosllavi në këtë periudhë pa Titon. Në mënyrë të veçantë ambasadorit i kishin tërhequr vëmendjen Mendimet për bashkëpunimin jugosllavo-sovjetik në fushën ushtarake. Jugosllavët thonë se janë kundër bazave ushtarake dhe kritikojnë edhe Somalinë, por vetë i praktikojnë këto në mënyra të ndryshme. Çështjet e marrëdhënieve jugosllavo-sovjetike janë aktuale dhe duhen ndjekur.

  1. Ngjarjet e Kosovës. Ambasadori tha se Jugosllavët benë gabim që i hynë një telashi të tillë në Kosovë. Interesi ua donte ta qetësonin situatën në Kosovë, të kërkonin ndihmën e Shqipërisë dhe se bashku të bisedonin më shqiptarët në Kosovë për t’i zgjidhur problemet në rruge politike. Në e kuptojmë dhe jemi dakord më qëndrimin e Shqipërisë, edhe fushatën antishqiptarë të Jugosllavisë në e konsiderojmë një gjë jo të mire, nuk lanë organ shtypi e nivel shtetëror pa implikuar. Kjo nuk është e mirë për të edhe se pse është një vend aktiv në lëvizjen e paangazhuar.

  1. Ogadeni. Për në somalezet, qëndrimi i Shqipërisë në çështjen e Kosovës është akoma më i kuptueshëm sepse më një problem të se njëjtës natyre ndeshemi për ditë më Etiopinë, e cila mban të pushtuar Ogadenin. Somalia është për të drejtën e vetëvendosjes se popullit somalez të Ogadenit. Në Etiopi ka 15 mije trupa kubanë dhe 10 mije ekspertë ushtarake (e të tjerë) sovjetike, si edhe baza ushtarake detare në zonën e Eritrese e veçanërisht në portin e Basava-s. Më Etiopinë çështja nuk është zgjidhur, ajo i ndjek banorët e Ogadenit dhe aktualisht në Somali ka mbi 1.5 milionë refugjatë nga Ogadeni.

  1. Lidhur më ngjarjet në Kosovë, qëndrimin e Jugosllavisë ndaj vendit tonë dhe marrëdhëniet jugosllavo-sovjetike, i bëra një shpjegim të hollësishëm në baze të Partisë sonë, duke analizuar gjendjen në periudhën e tanishme. Ambasadori i konsideroi atë instruktive dhe të drejtë.

Informacion mbi bisedën më të ngarkuarin më punë të Austrisë

Më beri një vizitë i ngarkuari më punë i Austrisë, Ministri fuqiplotë, J. Magerl. Ndër të tjera dalin këto:

  1. Problemi i Kosovës. Serbët po përpiqen të fitojnë pushtet e të reintegrojnë Kosovën dhe Vojvodinën, tani filluan më Kosovën. Por ata vepruan shumë gabim më demonstratat e Kosovës sepse i kthyen në lëvizje popullore masive, ndërsa tani po veprojnë akoma më keq më politiken e dhunës, duke përjashtuar njerëzit nga puna, nga organizatat, duke arrestuar e dënuar shqiptarët, dhe kështu po e kthejnë këtë lëvizje masive në një lëvizje terroristë. Kjo tregon se në udhëheqjen kolektive jugosllave nuk ka forca të mjaftueshme inteligjente. Në lëvizjen e paangazhuar jugosllavët u japin mësim të tjerëve për respektimin e të drejtave të njeriut, ndërsa në Kosovë sillen si kolonialistët më të këqij. Praktikisht tani është vonë edhe për një zgjidhje politike më sukses të problemit të Kosovës, më veprimet e tyre Serbët kanë krijuar një hendek të madh. Në burimet jugosllave flitet se universiteti nuk do të hapet plotësisht në shtator, do të pranohen provimet e studentëve ndërsa mësimet do të fillojnë vetëm në disa dege, ata druhen se mos fillojnë demonstratat.

Çështja e Kosovës po ve në pikëpyetje gjithë politiken e Titos, dëmtoi “bashkim-vëllazërimin”. Serbët po shkatërrojnë politiken e Titos në Kosovë dhe po sillen si revanshistë për të rifituar ç’kanë humbur gjatë jetës se Titos. Titua e goditi Rankoviçin pikërisht pse kishte frike se ai do të rivendostë dominimin serb. Ndërsa në fillim të prillit në Kosovë u dislokuan afro 70 mije trupa dhe forca policore, tani ndodhen afro 35 mije trupa të tilla. Edhe burimet e ambasadës amerikanë në Beograd mendojnë kështu.

  1. Marrëdhëniet jugosllavo-sovjetike. Gjendja ekonomike në Jugosllavi është shumë e vështirë. Ekonomistë kroatë vlerësojnë se në kohen e Titos jugosllavët kanë jetuar si austriake dhe kanë punuar si turq. Problemi themelor është rendimenti i ulet, disiplina e dobët në prodhim. Kohet e fundit ishte në Austri guvernatori i bankës kombëtare të Jugosllavisë K. Bogoev kish thënë se Jugosllavia nuk është më në gjendje të paguaj skadencat e kredive dhe interesat. Sipas përshtypjes që krijuan bankieret austriake, borxhet e Jashtme të Jugosllavisë duhet të jenë më të mëdha se sa thuhet zyrtarisht dhe të kenë kaluar 20 miliard dollarë.

Në këto situata krize të ekonomisë botërore edhe sistemi vetadministrues e keqëson më tej gjendjen e ekonomisë jugosllave. Më orientimet dhe cilësinë e dobët të mallrave të saj, Jugosllavia po humbet tregjet perëndimore dhe po shkon nga tregjet e Lindjes. B. Sovjetik po tregohet mjaft aktiv ndaj saj. Sipas burimeve të ambasadës sovjetike, vitin e kaluar erdhën në Jugosllavi 38 delegacione të ftuar zyrtarisht, përveç grupeve tregtare, profesorëve e individëve në zbatim të marrëveshjeve të ndryshme. Tashmë në Kragujevac kanë ardhur disa tanke modele T-72, i cili do të prodhohet sipas licencës sovjetike, bashkërisht nga Jugosllavia, Polonia dhe Çekosllovakia, duke u montuar në këtë të fundit, ndërsa Jugosllavia do të prodhoje motorin. Jugosllavia ka 1500 tanke, nga të cilët 800 nuk janë në gjendje për veprime operative luftarake serioze, pra ajo ka nevoje të madhe në tanke.

Por nuk duhet të vihen në një kategori të gjithë Serbët. Populli sidomos në qytet, nuk e donë BS, ndërsa disa udhëheqës si M. Miniçi dhe N. Lubiçiçi janë të njohur për pikëpamjet e tyre antisovjetike.

  1. Një anekdotë Serbë lidhur më Kosovën. Kur ndodhen ngjarjet e Kosovës, udhëheqja jugosllave, e paaftë për t’i dhenë zgjidhje, natën thirri Titon për këshillim. Titua i tha: ruani bashkim-vëllazërimin, bëni një zgjidhje politike, hiqni disa nga postet, vini disa të tjerë, futni disa në burg. Udhëheqja e thirri përsëri Titon, duke i thënë se këto masa nuk dhanë rezultat. Atëherë Titua i porositi t’i japin rendësi zhvillimit ekonomik, të ardhurat e qytetareve nga jashtë t’i derdhni në Kosovë. Por edhe kjo nuk dha rezultat dhe udhëheqja e thirri për të tretën herë Titon. Ky u dha këtë këshillë të fundit: atëherë duhet të bisedoje unë më shqiptarët, sillmëni mua një nga një (d.m.th. duhen zhdukur).

Beograd, më 12 gusht 1981    Sokrat Plaka

Nr. 56

Informacion. Mbi shpërndarjen dhe jehonën e artikujve të Zërit të Popullit mbi Kosovën.

Buenos Aires, 17 gusht 1981

Tre artikujt e Zërit Popullit për Kosovën, gjithsejtë rreth 1600 broshura në spanjisht dhe shqip i morëm dhe i shpërndamë bazë udhëzimëve të Ministrisë së Jashtme në trupin diplomatik këtu dhe Peru, autoriteteve të Ministrisë Jashtme, lëvizjes ML të A. Latine, bibliotekave, organeve të shtypit dhe propagandës, shqiptarëve dhe arbëreshëve, miqve të veçantë etj.

Jehona e këtyre materialeve.

  1. a) Në organet e shtypit dhe propagandës në Argjentinë.

U botuan shumë artikuj të marrë nga Beogradi, Vjena, Parisi dhe Uashingtoni. Materiale të shkruara nga vet argjentinasit pati pak. Në radiot Rivadavia, La Plata etj u dhanë pjesë të tyre, ndërsa në lajmet e televizionit nga sa kemi ndjekur neve nuk kemi parë të reflektoheshin. Në këtë kohë kanali 13 i televizionit dha filmin amerikan “në rrjetën e spiunazhit” i cili flet për hyrjen e një grupi agjentësh amerikan në Shqipëri mbas çlirimit dhe mbarimin më “sukses” të misionit të tyre. Ngjarja zhvillohet në pjesën e jugut të vendit tonë, kufi më Greqinë. Në përgjithësi shtypi argjentinas ka vënë në dukje se shkaqet e ngjarjeve në Kosovë janë të brendshme, se Kosova banohet nga 1 milion shqiptarë të cilët kanë shkuar atje në shekujt 15 dhe 16 si rezultat i pushtimit turk, se grevat filluan në Universitetin e Prishtinës dhe pastaj u shtrinë në gjithë krahinën, se ngjarjet në Poloni dhe në Kosovë flasin për krizën e sistemit socialist, se artikulli 8 prillit nxit më tepër revoltën dhe luftën e popullit të Kosovës, se bëhen kërkesa për autonomi dhe jo për bashkim më Shqipërinë etj. Akoma nuk kemi të dhëna se çfarë ka shkruar shtypi i disa Partive ML për këtë çështje, i shoqatave të miqësisë dhe i organizatave përparimtare sepse nuk kemi marre shtypin e tyre.

  1. b) Në trupin diplomatik dhe miqtë vendas në Argjentinë.

Mendime rreth këtyre artikujve kanë dhenë ambasadoret e Austrisë, Greqisë, Algjerisë, Sirisë, Turqisë, Belgjikës, Meksikës, Drejtori i Evropës Lindore në Ministrinë Jashtme etj ndërsa miqtë ish deputeti peronist Fon Ruzh, anëtari i udhëheqjes se Partisë Socialistë Palmëiro, gazetari Konsentino, tregtari Farran, ML Luiz etj.

Kanë theksuar se ngjarjet e Kosovës i kanë shkaktuar vet jugosllavët për të marrë hua e kredi të reja nga SHBA, toni i shtypit jugosllav është i njëjtë më atë amerikan prandaj mbrapa Jugosllavisë duhet të jetë dora janki kundër Shqipërisë Socialistë, SHBA janë të interesuar të krijojnë vatra zjarri në Mesdhe për të tërhequr vëmendjen nga lindja e mesme, ngjarjet në Kosovë ndodhën mbas prishjes më Kinën kur Shqipëria nuk ka më përkrahjen e një fuqie të madhe, Shqipëria nuk donë desintegrimin e Jugosllavisë si shtet porse respektimin e të drejtave të Kosovës prandaj qëndrimi i saj është revolucionar dhe internacionalist, Jugosllavët do marrin masa për të kufizuar marrëdhëniet e Shqipërisë më Kosovën, ngjarjet e Kosovës nuk janë aq tragjike sa i benë Shqipëria por jo edhe aq pa rëndësi siç donë ti paraqes Jugosllavia, SHBA dhe BS kanë influencë në Jugosllavi por jo aq sa Shqipëria që ka Kosovën 2 milionëshe prandaj jugosllavët do e marrin prapë më të mirë Shqipërinë, çështja kombëtare në Jugosllavi është problem i përgjithshëm dhe shumë i ngatërruar prandaj çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet jashtë këtij kuadri, ngjarjet e Kosovës demaskojnë hapet deklaratat kineze se çështja nacionale në Jugosllavi është zgjidhur drejtë, është interesantë dhe e thellë analiza që i bëhet megalomanisë dhe shovinizmit jugosllav (e heqin vetën fitimtar kundër Gjermanisë se Hitlerit dhe kundër Stalinit), të krijohet përshtypja se lufta brenda në Kosovë dhe mbështetja që i benë Shqipëria nga jashtë synojnë në shkëputjen dhe bashkimin e saj më Shqipërinë në të ardhmen në mënyrë paqësore, jugosllavët ngrenë në shtypin e tyre ato probleme që i shqetësojnë dhe që mund të ndodhin në të ardhmen prandaj ngacmojnë Shqipërinë të flasë e të thotë çfarë mendon ajo konkretisht për to, pati një kohë që u duk sikur problemet ideologjike më Jugosllavinë kaluan në plan të dytë dhe vendin e parë e zuri zgjerimi i marrëdhënieve shtetërore (në këtë afrim ndihmoi vdekja e Titos), acarimi i marrëdhënieve të Jugosllavisë më Shqipërinë për Kosovën është në interes të Greqisë dhe Italisë të cilët do përpiqen të shtojnë marrëdhëniet e tyre tregtare dhe kulturave, insistimi i Shqipërisë se pavarësisht nga kontradiktat e thella ideologjike është për marrëdhënie shtetërore normale dhe të fqinjësisë se mirë më Jugosllavinë i tregon botës se nuk është ajo fajtore për gjendjen aktuale të marrëdhënieve shtetërore më regjimin e Beogradit Moskës dhe Pekinit.

Për veç kësaj janë bërë pyetje të tilla si: nga njëra anë Shqipëria deklaron se ka kontradikta të pa pajtueshme ideologjike më Jugosllavinë ndërsa nga ana tjetër thotë që do e ndihmojë ushtarakisht në rast agresioni të jashtëm, si shpjegohet kjo kontradiktë; në artikullin e 23 prillit dënohet sistemi vetadministrimit jugosllav, rivaliteti midis republikave, etj por nuk përbën kjo ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë?, ku e gjënë forcën Shqipëria që i përgjigjet flak më flak dhe më forcë Jugosllavisë tani që nuk ka mbështetjen e asnjë fuqie të madhe.

  1. c) Në radhët e shqiptarëve dhe arbëreshëve më banim në Argjentinë

Kemi shpërndarë gjithë kontingjentin e broshurave dhe të gazetave Zëri Popullit ardhur në shqip për ta. Në koktejin që dhamë në ambasadë më rastin e 1 Majit më 25 prill për shqiptarët dhe arbëreshet u folëm për këtë problem etj. Shoqëria Skënderbeu botoi pjesën më të madhe të artikullit të 8 prillit në gazetën e sajë “29 Nëntori” të muajit maj 1981, i dërgoi telegram shokut Enver në të cilën mbështet qëndrimin e vendit tonë ndaj ngjarjeve të Kosovës dhe luftën e drejt të vëllezërve kosovarë, dënon më forcë veprimet terroristë dhe shovinistë të regjimit të Beogradit, uron suksese gjithnjë më të mëdha në ndërtimin e Socializmit dhe mbrojtjen e vendit, nën udhëheqjen e PPSH më shokun Enver në krye. Pati nga minoriteti (raste të veçanta) që shtruan se ashtu si i takon Kosovës të bashkohet më Shqipërinë ashtu i takon dhe minoritetit grek në Shqipëri të bashkohet më Greqinë. Në radhët e shqiptarëve u shpreh prokupacioni se ngjarjet në Kosovë mund të çojnë në incidente kufitare më Jugosllavinë dhe ti shkaktohen vështirësi vendit tonë. Ndërsa arbëreshet nga ana e tyre theksuan se as fashistët italian nuk kanë bërë më arbëreshet atë që kanë bërë jugosllavët më kosovaret.

Në radhët e kolonisë jugosllave në Argjentinë janë çfaqur tre Mendime për ketë problem; denjojnë ngjarjet në Kosovë dhe mbështesin qëndrimin e qeverisë jugosllave, mbështesin ngjarjet në Kosovë sepse duan dobësimin dhe rënien e regjimit titist nga pozita të djathta, njohin faktin se Kosova është shumë e prapambetur por për këtë bëjnë fajtor udhëheqjen e kësaj province dhe jo regjimin jugosllav në fuqi.

  1. d) Në Lëvizjen Marksistë Leninistë të Amerikës Latine

Për ngjarjet në Kosovë na ka dhenë Mendime deri tani vetëm ML argjentinas shoku Luiz sepse më atë kemi pasur kontakte direkte. Në shtypin e Partive dhe grupeve ML problemi i Kosovës nga materialet që disponojmë nuk ka zënë vendin që duhet. Gazeta En Marcha e PK të Ekuadorit ML Nr. 531 prill 1981 shkruan një artikull të gjatë më titull “kriza e revizionizmit modern”. Flitet për ngjarjet në Poloni dhe në Jugosllavi. Mbasi analizon se si filluan grevat në Kosovë dhe represionin e egër të qeverisë jugosllave thekson se kjo është shprehje e krizës ekonomike dhe politike të Jugosllavisë mbas Titos. Përfundon më një citat nga artikulli shokut Enver më titull “klasa punëtore në vendet revizionistë duhet të zbres në fushën e betejës”.

PK Peruanë ML në gazetën e saj të muajit prill 1981 boton materialin e Byrosë Politike më titull “dënojmë represioni brutal kundër popullsisë shqiptarë të Kosovës”. Mbasi flet se si filluan ngjarjet dhe dënon më forcë regjimin titist përfundon se PK Peruanë mbështet luftën e drejtë të popullit të Kosovës dhe solidarizohet plotësisht më qëndrimin ML të PPSH, të qeverisë shqiptarë dhe të popullit heroik shqiptar lidhur më ngjarjet tragjike të Kosovës. Jemi të sigurt se çështja e madhe e popullsisë shqiptarë të Kosovës do të triumfojë.

Në buletinin e grupit ML Kilen prill 1981 shkruhet një artikull për gjendjen dhe krizën e rend në vendet revizionistë. Përqendrohet në ngjarjet e Kosovës. Thuhet se Kosova është rajoni më i prapambetur në Jugosllavi, pastaj bëhet pyetja pse ndodhin këto gjëra në vende që e heqin vetën socialistë. Theksohet se më përjashtim të Shqipërisë në asnjë vend tjetër të botës nuk ndërtohet socializmi, se në Poloni dhe Jugosllavi është restauruar kapitalizmi. Dënohet sistemi vetadministrimit jugosllav dhe modeli i socializmit specifik, kriza e thellë, papunësia e madhe, emigracioni, grindjet nacionale etj. Bëhet e qartë se ngjarjet në Kosovë janë shprehje e kontradiktave të thella klasore në Jugosllavi, se kjo krizë nuk i ka rrënjët në sistemin socialist siç mundohet ta paraqës shtypi borgjez porse në rrugën kapitalistë që ndjekin vendet revizionistë dhe në tradhtinë e teorisë ML. Në gazetën El Partido të muajit maj 1981 të grupit ML argjentinas është botuar një përmbledhje e artikullit të Zërit Popullit të 8 prillit mbi ngjarjet në Kosovë. Qëllimi i tij është për të treguar se ç’është në të vërtetë Jugosllavia e sotme dhe karakteri fashist i shtetit jugosllav, fytyra e vërtetë e socializmit specifik vetadministrues etj. Ka një hyrje të shkurtër ku dënohet regjimi titist dhe represioni barbar kundër Kosovës. Thuhet se problemi nacional si shumë probleme të tjera, ka mbetur i pa zgjidhur në Jugosllavinë titistë. Mbështetet Shqipëria në qëndrimin e saj ndaj ngjarjeve në Kosovë.

  1. dh) Mbi ngjarjet ë ambasadën jugosllave në Tiranë

Mendime kanë dhenë diplomat, gazetar, tregtare, miq të ndryshëm etj. Kanë venë në dukje se është një incident i kurdisur më qëllim, nga jugosllavët për të keqësuar marrëdhëniet shtetërore më Shqipërinë. Duan ti tregojnë botës se Shqipëria jo vetëm ndërhyri në Kosovë por ndërmori veprime terroristë edhe kundër ambasadës se saj në Tiranë. Një veprim i tillë ndodh mbasi Jugosllavët u diskredituan rende më ngjarjet në Kosovë dhe shtypi shqiptar i goditi më të gjitha bateritë e veta. Regjimi i Beogradit kërkon pretekst për ti shkaktuar vështirësi ekonomike Shqipërisë sepse e din që nëpërmjet territorit të vet kalojnë shumë mallra shqiptarë për Evropën Qendrore dhe Lindore. Atentatin e kanë bërë vet Jugosllavët sepse Shqipërisë nga ana politike nuk i intereson një gjë e tillë. Revizionistët jugosllavë duan ta katandisin luftën parimore që benë PPSH në veprime të thjeshta terroristë dhe hakmarrëse. Shumë shqiptarë dënuan më urrejtje veprimin e pa bese të ambasadës jugosllave në Tiranë. Thanë se atentatin e kanë kurdisur vetë jugosllavët për të diskredituar vendin tonë dhe për ta pasur si pretekst që të ndërmarrin veprime djallëzore në të ardhmen. Armiqtë e kanë halë në sy Shqipërinë Socialistë sepse është shembull për të gjithë popujt e botës prandaj duan ti krijojnë vështirësi.

Mbas ngjarjeve në ambasadën jugosllave në Tiranë, ambasadori jugosllav në Buenos Aires është treguar shumë aktiv në trupin diplomatik të këtushëm, veçanërisht më ambasadoret e vendeve revizionistë dhe të pa angazhuar. Ai prapambetjen e madhe të Kosovës është munduar ta justifikojë më paaftësinë e popullit të kësaj province për të ç’frytëzuar si duhet ndihmën e madhe që i është dhenë nga Qeveria jugosllave për zhvillimin  e saj. Për këtë qëllim janë dërguar dhe “kolon” serb por ndryshimet janë të pakta. Ka theksuar se kontradiktat më Shqipërinë për Kosovën shkojnë në interes të Greqisë dhe Italisë. Ato do përfitojnë nga kjo situatë për të shtuar marrëdhëniet e tyre tregtare dhe kulturale më Shqipërinë.

Buenos Aires, qershor 1981    Ambasadori,

Sezai Shyti.

Nr. 57

Informacion. Mbi disa probleme që ka ngritur shtypi vendas dhe i zonës që mbulon përfaqësia jonë mbi ngjarjet në Kosovë.

Buenos Aires, 17 gusht 1981

Në përgjithësi shtypi në Argjentinë ka shkruajtur rreth ngjarjeve në Kosovë. Shumica e burimeve për këto ngjarje janë marrë nga agjencitë evropianë dhe veçanërisht nga agjencia Tanjug, pa përjashtuar dhe artikuj të marrë nga agjencia jonë telegrafike. Gjatë shtjellimit të ngjarjeve sipas burimeve të mësipërme autoret vendas kanë bërë komente të shkurtra lidhur më problemet që ka shkaktuar kjo provincë midis dy vendeve që në luftën e parë botërore. Artikuj të gjatë ku tu bëhet komente shkaqeve mbi ngjarjet në Kosovë duke u bazuar në qëndrimet jugosllave nuk ka pasur, pra siç e theksuam edhe më sipër ato kanë qenë njoftime të marra nga Beogradi mbi shpërthimin e kësaj lëvizje duke i cilësuar shqiptarët e Kosovës si kundrarevolucionare, nacionalistë dhe të përkrahur e të nxitur nga Shqipëria etj.

Përveç sa thamë më lart janë shkruajtur dhe artikuj pozitive ku është pasqyruar gjendja reale në Jugosllavi, prapambetja e theksuar e provincës se Kosovës, shkaqet e vërteta të shpërthimit të kësaj lëvizje etj, duke u bazuar në materialet që kemi shpërndarë në organet e shtypit të vendit. Gazeta Konviksion e BS As, që ka një tirazh prej 1 milion kopje botoi një artikull të gjatë më datën 8 / 8 / 1981 duke u bazuar në një përmbledhje të tre artikujve të “Zërit të Popullit” të përgatitur nga ambasada jonë. Po ashtu shtypi i vendit ka reflektuar artikuj të marre nga “Zëri i Popullit” mbi bashkëpunimin dhe rrezikshmërinë që paraqet komploti serbo-rus jo vetëm për Ballkanin por dhe për Evropën. Në të njëjtën kohë është shkruar dhe një artikull i gjatë më autor Gwynnë Dyer më burim nga Evropa në disa organe të shtypit vendas, i cili midis të tjerave ve në dukje shkaqet e vërteta të ngjarjeve në Kosovë se pas këtyre ngjarjeve fshihet dora e sovjetikut e cila ve në rrezik edhe vetë pavarësinë e Jugosllavisë etj.

Shtypi Peruan ka bërë komente rreth ngjarjeve duke u bazuar nga burimet e marra nga Beogradi dhe masat e marra nga autoritetet jugosllave për të shuar këtë lëvizje. Ka pasur dhe artikuj të tillë që kanë folur për historikun e marrëdhënieve midis vendit tonë dhe Jugosllavisë duke shprehur gjoja se keqësimi i marrëdhënieve midis dy vendeve do përgatisë përmbysjen e pushtetit politik në Shqipëri.

Shoqatat e miqësisë Peru-Shqipëri e Brazil-Shqipëri kanë botuar artikullin e 8 prillit në formë broshure dhe kanë organizuar aktivitete lidhur më ngjarjet në Kosovë.

Një vend të rëndësishëm kanë zënë këto ngjarje edhe në shtypin m-l të Partive të Perusë, Ekuadorit, Kolumbisë, Brazilit, grupeve m-l të Kilit e Argjentinës. Këto Parti mbështesin luftën e drejtë të popullit shqiptar kosovar për të fituar të drejtat e tij, dënojnë aktet barbare të ndërmarra nga Beogradi kundra popullsisë se Kosovës dhe solidarizohen plotësisht më qëndrimet e drejta m-l të PPSH qeverisë dhe popullit shqiptar, shprehin bindjen se kauza e drejtë e popullit shqiptar kosovar do të triumfojë.

Buenos Aires    I ngarkuari më punë a. I,

Gusht 1981     Petraq Vasi.

Nr. 58

Relacion. Mbi ndikimin e “ngjarjeve në Kosovë” në marrëdhëniet e

Rumanisë më vendin tonë.

Bukuresht, më 24 gusht 1981

Diskutuam në kolektiv se si kanë ndikuar ngjarjet në Kosovë në marrëdhëniet e Rumanisë më vendin tonë.

Për ngjarjet në Kosovë, si kemi shkruar edhe herë të tjera, rumunët nuk shkruan asgjë dhe asnjëherë në shtyp dhe as dhanë ndonjë lajm më radio tëlevizor, etj, d.m.th. banë sikur nuk ka ndodhur gje dhe i “injoruan” këto plotësisht.

Shpjegimet e komentet e njerëzve, vendas, etj. kanë qenë të ndryshme si p.sh: “Rumania në të tilla raste nuk prononcohet e nuk ju fryn urëve” ose i konsideron si “çështje midis dy vendeve (Shqipërisë-Jugosllavisë) e nuk mund të përzihet”, ose “është për politiken e marrëdhënieve të mira midis vendeve ballkanike, për zgjidhjen e problemeve më anë të bisedimeve; nuk donë ta prishe as më Jugosllavinë më të cilën ka marrëdhënie të mira dhe kërkon t’i forcoje, ndërsa nuk donë t’i prishe marrëdhëniet as më Shqipërinë, etj., komente.

Por kryesorja në shkaqet e heshtjes dhe të “injorimit” ndaj këtij problemi është se Rumania ka frike nga trajtimi i çështjeve nacionale sepse këto çështje përbejnë shqetësim në gjendjen e brendshme të Rumanisë dhe në marrëdhëniet më hungarezët, gjermanët, më të cilët kanë probleme. Këto probleme në i kemi trajtuar në një studim të veçantë dhe ju a kemi dërguar.

Rumunët janë kundër kërkesave të popullsisë se Kosovës sepse të tilla kërkesa mund të kenë reperkusione më gjallërimin e kërkesave të popullsisë hungarezë e gjermanë në Rumani (pavarësisht nga lloji i kërkesave).

Në shtyp dhe në forma zyrtare kuptohet që rumunët nuk mund të dënojnë këto kërkesa sepse kanë frike reagimin në popullsinë minoritare të tyre në Transilvani, prandaj e lenë të beje punën heshtja dhe “asnjanësia”. Kjo është si e veçanta, sepse përgjigja më e saktë dhe e plotë se “përse rumunët mbajnë heshtje për problemet e Kosovës dhe ç’fare tregon kjo heshtje” është dhenë në artikullin e “Zërit të Popullit” ku flet e shpjegon se ç’fare tregon heshtja e revizionistëve sovjetike dhe e satelitëve të tjerë ndaj ngjarjeve në Kosovë.

Ne patëm një rast në formë “bisede shoqërore” dhe e pyetëm funksionarin e Ministrisë se Jashtme Miku Gheorghe se “përse nuk shkroi shtypi rumun asnjë fjale qoftë edhe si njoftim të agjencive tjera, për këto ngjarje?”. Ai na u përgjigj: “Rumania ka shumë halle të saja që të merret më këtë problem, e tamam në këtë kohe; veç kësaj, shtoi ai, “Rumania është e interesuar dhe dëshiron të mbaje miqësi më të dy vendet, dhe, në këtë çështje që kanë midis tyre Shqipëria më Jugosllavinë s’ka pse të përzihet edhe Rumania”, etj. Në vazhdim të bisedës në i thamë se “çfarë qëndrimi mbani ndaj një vendi ose një tjetri neve nuk mund të përzihemi, ajo është puna dhe e drejta e juaj, por, veç të tjerave, ky është një problem i brendshëm i Jugosllavisë i lidhur më shtypjen e një kombi nga një tjetër, i lidhur më zgjidhjen e çështjes nacionale. Ju jugosllavët i konsideroni komunistë, keni lidhje partie më ta dhe këtu po shkelen principet komunistë të të drejtës se vetëvendosjes, të respektimit të kombeve e të drejtave të tyre, etj., në këtë kuptim pse nuk trajtohet problemi nga ana juaj përderisa jemi përpara një shtypje brutale më armë ndaj kërkesave elementare të të drejtave dhe lirive politike, ekonomike kombëtare, aq më tepër kur këto janë në kuadrin e kushtetutës jugosllave?”, etj.

Ai u përgjigj që “në e njohim problemin e Kosovës se si janë zhvilluar ngjarjet, se si janë zgjidhur problemet dhe ç’fare ndodh atje”, etj, dhe nuk shprehi ndonjë gjykim tjetër se si janë zgjidhur drejt apo gabim këto probleme, por, vetë mënyra e shprehjes donte të thoshte “që edhe nëve i dimë këto probleme dhe nuk janë tamam si i shtroni juve prandaj edhe nuk shprehemi”. Bisedën për këtë problem nuk e zgjatëm më tej sepse nuk kishte kuptim, por u duke qartë se pozicioni i rumunëve ishte diskutuar dhe vendosur që të mbaheshe heshtje dhe se ata nuk ishin dakord më neve, por kundër.

Ata kanë biseduar më siguri më jugosllavët dhe i kanë përkrahur ata, ju kanë dhenë të drejtë dhe do të jenë justifikuar për heshtjen e tyre dhe kuptimin e kësaj heshtje.

Gjatë kësaj periudhë në vazhdimësi marrëdhëniet e Rumanisë më Jugosllavinë kanë qenë të ngrohta dhe të evidentuara. Ambasadori jugosllav, më sa kemi marre vesh, u prit dhe beri Takime në Ministrinë e Jashtme për të shpjeguar këto ngjarje dhe qëndrimet e tyre. Rreth 20 prillit, kryeministri rumun vajti në Beograd (sigurisht në kuadrin e bisedimeve ekonomike e politike të para vendosura) dhe u prit e u bisedua ngrohtë, kështu janë këmbyer vizita e delegacione të tjera. Kohet e fundit këtu ishte Lubiçiçi, të cilin e priti Çaushesku. Këto delegacione kanë pasur probleme të ndryshme, ca të zgjidhura e ca të pazgjidhura, por në kemi venë re atmosferën në përgjithësi të ngrohtë që ka pasur, përpjekjet për të ruajtur e trashur miqësinë. Sigurisht problemet e Shqipërisë në këtë atmosfere janë biseduar pa tjetër në favorin jugosllav e kundër nesh. Kjo duke u nisur edhe nga fakti se cilët janë revizionistët rumunë, si dhe rolin që duan të lozin në kuadrin e porosive të sovjetikeve për qëndrimin karshi vendit tonë.

Në këto biseda e qëndrime të rumunëve më jugosllavët duhet të ketë pasur edhe “këshilla moderimi”, siç e kanë zakon rumunët që bëjnë “politiken e madhe”, për nevojën e krijimit të situatave të “detantës” në Ballkan, për perspektiven e këtyre marrëdhënieve , etj.

Linden aty-këtu mendime, megjithëse të shkëputura, se Rumania mund të loztë ndonjë rol ndërmjetësimi (kjo kur u benë të dukshme acarimet në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, si “bombat” në ambasade, etj). Kështu u tha sikur zv. Ministri i jashtëm Oançea vajti në Beograd për këtë problem ose më vonë një atashe kultural i ambasadës jugosllave këtu i beri pyetje një shokut tonë: “Mos ka shkuar Oançea në Tiranë për të biseduar për problemet e Kosovës”?. Pra në këtë situatë heshtja e rumunëve krijoi edhe ndonjë mendim dhe përshtypje të tillë, megjithëse, shumë njerëz midis diplomatëve të tjerë heshtjen e rumunëve e kanë shpjeguar, siç thamë përpara, më tepër më friken që kanë lidhur më problemet nacionale dhe shqetësimet që këto ju krijojnë.

Ç’farë qëndrimi kanë mbajtur “zyrtarisht” rumunët ndaj nësh. Në përgjithësi janë munduar të mos japin ndonjë shenjë se ka ndodhur gjë. Kanë dashur të tregojnë se këto ngjarje të Kosovës s’kanë të bëjnë më marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Kjo Për sa i përket Ministrisë se Jashtme. Kështu (mbas ngjarjeve në Kosovë) në muajin prill na benë një ftese që gjithë kuadri i ambasadës të bënte një vizitë në një rreth, të na priste kryetari i K. Ekzekutiv, e Neve, sipas porosisë suaj, që ta shtynim për më vonë, i falënderuam dhe ju thamë që ishim të okupuar dhe këtë vizitë ta bënim më vonë. Në baze të kësaj përgjigje tonë, mbas një muaji e ca na e përsëritën ftesën, duke u munduar të na presin mirë. Gjithashtu drejtori i Ministrisë se Jashtme, Shandro, që e kishim ftuar në dhënien e filmit mbi festivalin e Gjirokastrës më diplomatët shfrytëzoi rastin dhe propozoi, ose e shtroi në formë ankese që: “Ja, të kishim këmbyer midis nesh grupe folkloristike, janë kaq të bukura ato të të dy vendeve tona dhe populli do t’i pëlqente, etj”. (Duhet thënë se për problemet e Kosovës megjithëse u paraqit rasti të fliste ndonjë fjale, ai heshti). Në pritje tjetër Shandroja na propozoi në se neve do të dëshironim të dërgonim disa studentë më burse në Rumani. Pra, në këto lloj marrëdhëniesh rumunët kanë ruajtur atë mënyrë sjellje si nga herë.

Patëm rastin e ndalimit të shpërndarjes se materialeve, kur neve në zarfa të vogla postuam broshurat dhe artikujt e “Zërit të Popullit” për Kosovën. Por edhe këtu ata nuk na ranë në sy direkt vetëm se dërguan një notë, në një kohe drejtuar gjithë ambasadave, ku tërhiqnin vërejtjen mbi rregullat që ka Rumania për të marre lej e aprovim kur shpërndahen materiale më karakter propagandistik. Një notë të tillë kanë pas dërguar dhe vitin e kaluar, por këtë radhë dërgimi i notës u be, mendojmë në, si shkak i broshurave që postuam e shpërndamë “pa leje” e aprovim të Ministrisë se Jashtme. Për këtë si thamë më lart nuk na ranë në sy direkt as atëherë dhe as më vonë.

Në marrëdhëniet për problemet e tregtisë përkundrazi ndikimi i ngjarjeve të Kosovës ka qenë i dukshëm dhe konkretisht: a) Në vazhdim të ndjekjes se kontraktimit të mallrave të importit tonë, sidomos të orizit dhe të ndjekjes se livrimit të mallrave të importit, si dhjami i derrit e disa mallra të tjera që zvarriteshin, neve i kërkuam takim Burtikes për t’i ngritur këto probleme. Burtika u mundua të evitoje këtë takim më justifikimin se është shumë i zënë më punë dhe delegacione, në këtë kohe etj. Na sugjeruan takim më zv. Ministrin e parë për të mos vonuar punën tonë. Meqenëse neve u thamë se do të presim kur të lirohet Burtika atëherë zv. ministri Stojan thirri këshilltarin tregtar për të parë gjoja gjendjen, por më synim për të tërhequr vëmendjen që është pala jonë (shqiptarët) që po zvarritën kontraktimet e eksportit rumun sepse ka anuluar blerjen makinerive të shënuara e të firmosura në listat e protokollit më një vleftë prej 4 milion rubla dhe se duhet të respektohet protokolli, etj. dhe të blihen nga pala jugosllave makina qoftë duke bërë ndonjë ndryshim brenda zërit përkatës (pajisje-makineri).

Më vonë, në qershor, Burtika na priti, por mjaft formalisht dhe në mënyrë “lakonike” na tha se do të na e japin orizin dhe do të bëjnë përpjekje për mallrat e tjera për livrim; ndërsa, ndërkohë edhe neve duhet ta marrim masa, të përcaktonim mallrat “pajisje e makineri” që të kontraktoheshin sa më parë sepse këto përbenin disbalancin kryesor, etj.

  1. b) Mbasi kontraktuam edhe orizin rumunët e ndryshuam “tonin” në kërkesën e tyre për kontraktimin e mallrave “sipas listave të protokollit”, sidomos për pajisjet e makineritë. Stojani më një ton presioni tërhoqi vërejtjen që neve po kontraktonim mallra rumunë jashtë protokollit (si soda kaustike etj) në një kohe që nuk po kontraktonim ato që janë në protokoll. Ai tha (i nxehur) se “në e dimë orientimin tuaj që nuk doni të blini makineri nga Rumania, por edhe neve nuk mund t’u japim ato që doni juve, sidomos kimikatë dhe për më tepër jashtë protokollit, etj”, dhe ju komunikoj shokëve tanë se do të ndërprisnin trajtimin e mallrave jashtë protokollit deri sa të plotësoheshin ato që janë në listat e aprovuara në protokoll. Ai e uli më pas zërin dhe kërkoi ndjese, por në fakt u urdhëruan dhe u ndërprenë diskutimet që kishin filluar për të blere një sasi poli-eteleni, thasë çimento, e disa mallra të tjera që janë në protokoll. Disa nga këto mallra në i kemi blere më kundraparti (d.m.th. dhe mallrat tonë gjithashtu kanë qenë jashtë protokollit), por edhe këto lloj kontraktime i ndaluan he për he).

Po ta shohësh nga ana formale këta janë brenda se drejtës se tyre; por në fakt këtu kemi të bëjmë më një qëndrim presioni që të na pengoje ti marrim këto mallra që kërkojmë neve për të cilat kemi nevoje dhe janë në sasira jo të konsiderueshme dhe nuk influencojnë në eksportin rumun. Pra duan të na pengojnë dhe megjithëse kjo s’është gjë e re, rendësi ka që u “ngrit toni” në këto momente dhe tregon predispozicionin negativ të rumuneve kundër nesh.

Më i dukshëm është qëllimi i këtij presioni për të na matur pulsin ose dhe për të na detyruar që neve jo vetëm ti blejmë makineritë e protokollit (këtu kapen mbas se drejtës se tyre), por edhe të avancojmë më blerje të tjera, të zgjerojmë shkëmbimet e bashkëpunimin më rumunët, tani që jugosllavët po na krijojnë vështirësi në tregti dhe që këta duket që interesohen se si po zhvillohen këto marrëdhënie për të nxjerre përfitime për vete.

Pse e themi këtë? Rumunët në të njëjtën kohe po mbajnë këtë qëndrim të ftohtë, të “pa interesuar” në dukje e të pa angazhuar në disa nga veprimet e livrimit të mallrave të cilat i zvarritin, etj; na kanë dale edhe më “kujtesa” e më ofertat për linjat që herë pas herë janë diskutuar për ti trajtuar më rumunët, kjo jo vetëm për “bllokun  e vajrave” linjën e “pastrimit të gazit” dhe “të mbushjes se shisheve të birrës”, por edhe për të tjera. Këto nuk janë gjithashtu gjera të reja, por, rëndësia është që këto po i freskojnë tamam në këto momente kur dinë marrëdhëniet e vështirësuara më jugosllavët. Neve na duket se rumunët përpiqen të na tërheqin edhe më presion edhe më oferta në një zgjerim të marrëdhënieve ekonomike në përfitim të tyre.

Deri tani, në këtë shkalle ka qenë ndikimi nga ngjarjet në Kosovë në marrëdhëniet e rumuneve më vendin tonë, dhe, këto na duken synimet e qëllimet e tyre të veçanta. Porse kryesorja është që edhe rumunët si gjithë vendet e tjera revizionistë, më në krye sovjetiket, janë në komplot për këtë çështje më shovinistët Serbë për t’i krijuar probleme e vështirësi Atdheut tonë socialist nga pozitat e socialshovinizmit dhe qëllimeve të tyre armiqësore të mëtejshme.

Shtypur në dy kopje.

Daktilografoi-Q. Alijaj

Bukuresht, më 22. 08. 1981

Ambasadori,

Jordan Pani.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …