Diaspora është kauza ime kryesore politike dhe gjithsesi jam për të drejtën e votës të Diasporës, sikurse që jam pro krijimit të rrethanave sa më lehtësuese për të votuar.
LVV sa ishte ne opozitë i premtoi Diasporës votim nëpër ambasada, premtim ky i cili si dhe shumë premtime të tjera ishte vetëm Mashtrim e Gënjeshtër.
Pjesëmarrja në votim duhet të ngelet në vullnetin e qytetarëve e nëse kryeministri Kurti dëshiron të organizojë fluturime për ata që duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim atëherë duhet të përfshihen të gjithë të interesuarit pa i ndarë paraprakisht se votues te cilës parti janë.
Vrapimi në këtë mënyre pas votave të Diasporës është shfaqje e një frike të madhe që LVV ka nga rezultati zgjedhor, përderisa pritja e LVV që me votat nga Diaspora ta përmbysë rezultatin zgjedhorë dhe vullnetin e qytetarëve me banim rezident në Kosovë është fyerje për votuesin nga Kosova.
Qytetari i Kosovës më 14 Nëntor, do t i thotë JO mashtrimit dhe gënjeshtrave të Albin Kurtit!