Albin Kurti

Vajtja në Francë e Albin Kurtit do të jetë ditë ters, për fundin e fushatës, në të cilën aq shumë është angazhuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, në Paris, i cili pritet  të mbahet në kryeqytetin francez, të enjten dhe të premten, njoftoi Zyra e kryetarit të Francës, Emanuel Macron. E ftuar, në këtë forum  do të jetë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish pritet të marrin pjesë në forumin që do të hapet nga kryetari  francez Emmanuel Macron dhe nën-kryetarja amerikane,  Kamala Harris. Ndërkohë bëhet e ditur se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Pjesëmarrjen  në këtë forum, i cili  do të mbahet të enjten dhe të premten në Paris e që do të jenë rreth 450 pjesëmarrës në tërësi, e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës. Mirëpo në listën zyrtare të folësve të këtij forumi, nuk gjendet emri i kryeministrit,  Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …