Unë sot e prita edhe Kurtin këtu, mendova se po vjen t’ iu shoqërojë në këtë debat televiziv i tha Përparim Rama, Arben Vitisë

Unë sot e prita edhe Kurtin këtu, mendova se po vjen t’ iu shoqërojë në këtë debat televiziv i tha Përparim Rama, Arben Vitisë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se në debatin televiziv me kandidatin nga Vetëvendosje, Arben Vitia ka pritur që të jetë së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. “Ne nuk i humbim kohë qeverisë, siç humb kohë qeveria tani me ju, ku e kemi kryeministrin e gjashtë ministra të tjerë të cilët humbin kohë me ju, a nuk janë duke kryer punë të tjera me Kosovë. Unë sot e prita edhe Kurtin këtu, mendova se po vjen me ju shoqërue”, është shprehur Rama, në debatin me Vitinë në Klan Kosova. Ai ka paraqitur edhe disa pika të platformës së tij, duke thënë se kanë gjashtë pika kyçe që e lidhin qendrën e kryeqytetit me lagjet për rreth. Sipas Ramës, njëra prej tyre është pika ku e lidhë lagjën Arbëria me qendrën e Prishtinës, e që sipas tij kostoja për të është 35 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …