Muralin e kriminelit Mlladiq, i dënuar me burg të përjetshëm e mbron me polici, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, A. Vulin

Muralin e kriminelit Mlladiq, i dënuar me burg të përjetshëm e mbron me polici, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, A. Vulin

Pasi Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi njoftoi, e më pas e anuloi heqjen e muralit të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, i dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata e Hagës, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e ndaloi tubimin. Ministri Aleksandar Vulin, dërgoi policinë për të ruajtur grafitin. Tubimi ishte raportuar në polici, por është dashur të anulohet, pasi  autoritetet serbe morën vendim për ndalimin e tubimit. Në shpjegim thuhet se mes  të protestuesve mund të ketë një konflikt fizik për shkak të grumbullimit të një numri më të madh personash që do të shprehnin pakënaqësinë dhe kundërshtimin e tubimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …