Latifi: Do ta bëjmë Kompleksin Sportiv në Zonën Turistike të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në një takim me qytetarët ka prezantuar projektin ku të rinjtë dhe skuadrat sportive do të kenë shumë shpejtë në dispozicion një qendër të re me fusha sportive bashkëkohore. Ai ka thënë se, tradita e investimit në sektorin e kulturës, rinisë dhe sportit do të vazhdojë edhe në mandatin e ri përmes përkrahjes në ndërtimin e mjediseve sportive dhe rekreative. Kompleksi i planifikuar sportiv është i llojit të hapur – mjedis ​​me fusha të hapura sportive. Sipas projektit, terrenet e tjera në kompleks janë: një fushë e futbollit të madh, dy fusha të futbollit të vogël, shtegu për atletikë, zhveshtoret, nyjet sanitare dhe ndriçimi i jashtëm. Pra, do të jetë një zonë sportive atraktive si një vlerë e shtuar – një shtysë e madhe për zhvillimin dhe ngritjen e disiplinave sportive në një nivel tjetër, aty ku Rahoveci e meriton që të jetë! Ka thënë ndër të tjera Kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …