Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur tubim me banorët e fshatit Drenoc. Ai përmes një postimi ka shkruar se askush nuk mund ta ndal fitoren e Nismës në Malishevë. “Atmosferë fitoreje ishte tubimi i mbrëmshëm në Drenoc. Prania kaq e madhe e përkrahësve tanë atje, është dëshmi e mirë, se askush nuk mund ta ndal fitoren tonë në Malishevë”, ka shkruar Kastrati, i cili ka njoftuar se nesër do të bëjë mbylljen e fushatës elektorale për radhën e e dytë të zgjedhjeve lokale 2021, në Malishevë.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …