Gjykatësi i procedurës paraprake, në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën për lirim të ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala. Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, gjyqtari i procedurës paraprake ka arritur në përfundimin se ekzistojnë rreziqet që i akuzuari Pjetër Shala, sipas pretendimeve dhe paragjykimeve të tij do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së gjykatës ose do të kryejë krime gjithnjë të pretenduara kundër atyre që konsideroheshin si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar dëshmi në Zyrën e Prokurorit. Pjetër Shala është arrestuar më 16 mars të vitit 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim nga Gjykata Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …