Ish-emisari amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë, ka deklaruar se kufiri në Merdar, është vënë në funksion si pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit. Ai ka publikuar edhe fotografi duke kaluar tek kufiri Merdarë. “Sot kalova kufirin me Kosovën Serbinë në Merdar. Donald Trump e vuri në funksionim këtë stacion të ri kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik”, shkroi ai. Në shkrimin e z. Grenell përnjëherë ka reaguar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon. Ajo ka thënë se pika e Merdarës u ndërtua me 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së dhe jo të Amerikës. Zonja Cramon ka përmendur edhe çështjen e emërtimit të Liqenit të Ujmanit, duke i thënë se do të ishte mirë që investohej në vend të ndryshimit të emrit. Herën tjetër në vend që ta riemërtoni Liqenin e Ujmanit sillni edhe pak para”, tha Cramon, e cila asnjëherë deri tani nuk është krenuar me investimin e BE-së në Merdare, por duket se i ka penguar fort deklarata e z Grenell.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …