Vetevendosje

Qendra e Vetëvendosjes në Prizren dhe Bashkimi Demokratik nënshkruan marrëveshjen për bllok të përbashkët opozitar

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren dhe Bashkimi Demokratik nënshkruan marrëveshjen për bllok të përbashkët opozitar dhe bashkërendim të aktiviteteve brenda Kuvendit Komunal në Prizren. Arbër Rexhaj tha se Lëvizja VETËVENDOJE! dhe Bashkimi Demokratik po fillojnë një bashkëpunim politik në nivel lokal, për të krijuar një bosht opozitar në dobi të interesave publike dhe të qytetarëve të Prizrenit. Rexhaj theksoi se krijimi i kësaj opozite të bashkuar duhet të reflektojë edhe tek asambleistët tjerë, të cilët duhet të na bashkëngjiten rreth kauzës opozitare sepse përballë kemi një qeverisje e cila ka degraduar e cila është zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar. Ndërsa Skënder Susuri tha se duke u bazuar në vullnetin politik, nevojën për bashkëpunim opozitar, përfaqësim politik më të fuqishëm, për të mbrojtur dhe avancuar interesin publik dhe në shërbim te qytetarëve të Komunës së Prizrenit, ne kemi vendosur për këtë bashkëpunim i cili vlen vetëm për bashkëpunimin e kuvendarëve brenda Kuvendit Komunal. Ky bashkim ka të bëjë ndërmarrjen e nismave, inicimin e rregulloreve dhe realizimin e aktiviteteve të tjera të cilat dalin nga puna e Kuvendit Komunal dhe puna e komiteteve dhe komisioneve të këtij Kuvendi. Susuri theksoi se opozita bëhet kështu në formë të koordinuar ku vendimet për votim merren në mënyrë transparente.

Bashkimi Demokratik

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …