Instituti Albanologjik, në Prishtinë, dhe shoqata, “Kosova për Sanxhakun” përurojnë librin, ’’Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri’’, ku janë përfshirë kumtesat e simpoziumit shkencor, të mbajtur më 8 shtator të vitit 2018, në Prishtinë. Librin e ka përgatitur për shtyp, Dr. Zymer Ujkan Neziri. Përurimi mbahet sot në Institutin Albanologjik, në Prishtinë dhe fillon në orën 13.00.
