Më 2 Maj të Vitit 2001, në Sllupçan, Brigada 113 “Ismet Jashari – Komandant Kumanova” shpalli Karadakun zonë të lirë nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Prandaj kjo datë është datë historike. 2 Maji i Vitit 2001 është Viti i Madh i popullit shqiptar në IRJM. 2 Maji është viti që mbështet fuqishëm për muri klasën politike shqiptare në IRJM dhe kërkon prej saj përgjegjësi politike për të bërat dhe të pabërat. Karriget e zbrazëta janë kambanë për të gjithë ata politikanë që kërkojnë votën shqiptare.
2 Maji i Vitit 2001 është Viti i Madh i popullit shqiptar në IRJM. 2 Maji është viti që mbështet fuqishëm për muri klasën politike shqiptare në IRJM dhe kërkon prej saj përgjegjësi politike për veprimet e saja të papërgjegjshme dhe të pabërat. 2 Maji kërkon llogari prej atyre që u thirrën në emër të luftës, në emër të idealit, në emër të flamurit, në emër të UÇK-së dhe përfituan poste dhe pasuri duke ia kthyer shpinën popullit të përvuajtur. 2 Maji nuk është tender për ta ngopur barkun e tyre të pangopur maskarenjtë, por 2 Maji është festë kombëtare, fitore dhe krenari për shqiptarët, për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si dhe për të gjithë veprimtarët e saj. 2 Maji është përpjekje e disa gjeneratave në luftë për liri kombëtare, dhe si i tillë ai ishte dhe mbeti therë në sy për pushtetin, i cili që nga themelimi i IRJM e deri më sot projektoi dhe zbatoi vetëm projekte antishqiptare. 2 Maji është Viti i Nderit, Dinjitetit dhe Identitetit kombëtar në këto troje. 2 Maji është lufta e lavdishme e luftëtarëve të lirisë nga të gjitha trojet shqiptare në flamurin kuq e zi dhe shkabën dykrenore në ballë. 2 Maji është krenaria e kombit shqiptar, është dielli që ndriçonte në momentet më të vështira të jetës shqiptare, nën thundrën e hekurt apo nën granatimin e vazhdueshëm të shtetit IRJM mbi shqiptarët. Sulme të pandërprera policore dhe ushtarake, 72 Ditë granatime mbi më se 20.000 civilë shqiptarë, vrasje, dhjetëra e dhjetëra civilë. Kjo barbari jo vetëm që do të mbahet mend në historinë e njerëzimit si terror shtetëror, por edhe IRJM e akuzon për gjenocid mbi shqiptarët. 2 Maji është gjaku i derdhur për liri, dhe aty ku bien pikat e gjakut nën hijen e flamurit kombëtar (politikanët duhet ta dinë) bëhet fjalë për dëshmorë të kombit. 2 maji është përgjegjësi për të gjithë politikanët shqiptarë, të cilët që nga viti 2001 e deri më sot janë ulur në institucionet e IRJM në emër të votës shqiptare, në emër të popullit shqiptar, në emër të lirisë dhe idealit të tyre.
Të gjithë, ata të cilët nuk janë përkulë dhe nuk përkulen para dëshmorëve të kombit nuk përkojnë me realitetin dhe me kërkesat e ligjshme të popullit shqiptar dhe nuk e meritojnë votën shqiptare. Të gjithë ata që falsifikojnë historinë dhe anashkalojnë 2 Majin duke na dhënë leksione historie nuk kanë të bëjnë me realitetin politik dhe historik të shqiptarëve. Të gjithë që ata që bënë përpjekje për ta zëvendësuar këtë datë me një datë tjetër bëjnë një gabim historik, të pafalshëm sepse 2 Maji i Vitit 2001 është datë historike e popullit shqiptar. Mbi një datë historike nuk mund të vihet një datë tjetër sepse është gabim i pafalshëm, ata që i ngatërrojnë datat dhe ngjarjet historike shkelin mbi gjakun e dëshmorëve. 2 Maji nuk është tender që profiterët të përfitojnë, por është datë e ngulitur në kujtesën e kombit për atdhedashuri dhe sakrificë. 2 Maji i Vitit 2001 është njësoj sikurse datat tjera të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Ai është ëndrra, gëzimi, dëshpërimi, ideali, dhembja, plaga, vuajtjet e shekullit të këtyre trojeve. Për të gjitha ndëshkimet e pas Vitit 2001, arrestimet, burgosjet , vrasjet e ish- ushtarëve të UÇK-së dhe veprimtarëve të kombit 2 Maji kërkon përgjegjësi politike. 2 Maji i Vitit 2001 nuk falet, nuk dhurohet, nuk këmbehet me pasuri apo me poste politike, ai jeton në zemrat e shqiptarëve, dhe në momentet më kritike ringjallet. 2 Majin nuk e japin luftëtarët e lirisë, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, shqiptarët që në momentet më të vështira ishin dhe mbeten me idealin e lirisë.