Dje ka përfunduar zyrtarisht periudha e fushatës zgjedhore dhe sot fillon periudha e heshtjes zgjedhore. Lidhur me këtë Komisioni i Pavarur i Mediave fton të gjithë të licencuarit që të zbatojnë në tërësi nenin 52, paragrafin 1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton se: “Asnjë person apo medium nuk transmeton ose publikon çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës gjatë periudhës që fillon njëzetekatër (24) orë para hapjes së vendvotimeve, deri në mbylljen zyrtare të vendvotimeve”. Respektimi i periudhës së heshtjes zgjedhore përveç që është obligim ligjor, i ndihmon votuesit që të analizojnë programet e partive politike të prezantuara gjatë fushatës zgjedhore. Prandaj, çdo thyerje e heshtjes zgjedhore në këtë periudhë shumë të rëndësishme zgjedhore, konsiderohet ndërhyrje në vullnetin dhe orientimin e përcaktimit te qytetarëve, për të votuar subjektin politik, sipas përcaktimit të tyre të lirë dhe demokratik dhe në rast se gjatë monitorimit do të identifikohen shkelje, KPM do të ndërmarr masa sipas dispozitave ligjore që rregullojnë procesin e heshtjes zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …