leoni

OBSH-së

Tedros Gebreyesus: Në vendet e pasura ka shumë më tepër doza të treta sesa doza të para në ato të varfra

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros  Gebrejesus ka kritikuar vendet me vaksinime relativisht të larta për përdorimin e dozave përforcuese, ndërsa vendet e varfra po përpiqen të marrin fare vaksina. “Një dozë e tretë ose vaksinimi i fëmijëve nuk ka kuptim, ndërkohë që profesionistët mjekësorë dhe njerëzit me rrezik të shtuar të sëmundjeve serioze në vendet e varfra janë ende duke pritur për dozën e parë”, tha Tedros në Gjenevë. Në vendet e pasura ka shumë më tepër doza të treta sesa doza të para në ato të varfra. “Përveç kësaj, vendet me shkallën më të lartë të vaksinimit vazhdojnë të ruajnë më shumë vaksina kundër COVID-19, ndërsa vendet e varfra vazhdojnë të presin. Çdo ditë, administrohen gjashtë herë më shumë doza përforcuese globalisht sesa dozat e para në vendet e varfra. Ky është një skandal. që tani duhet të ndalet”, theksoi ai. Sipas OBSH-së, nevojiten edhe 550 milionë doza të tjera për të arritur qëllimin e vaksinimit të 40 për qind të popullsisë në çdo vend të botës deri në fund të vitit. Kjo sasi mund të prodhohet për  dhjetë ditë, sipas agjencisë së OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …